Ali Ahmeti jep garanci për realizimin e planeve për Gostivarin e nesërm

Në tubimin e mbajtur në Sërmnovë të Gostivarit, lideri i BDI-së z. Ali Ahmeti ofroi garancën e tij për realizimin pikë për pikë të planeve për Gostivarin e nesërm që Kryetari i Komunës së Gostivarit njëherit kandidat, z. Nevzat Bejta ua premton qytetarëve të Gostivarit në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 tetorit.

“Nuk them që janë bërë të gjitha, kemi edhe shumë punë për tu bërë. Por njeriu duhet të mbajë përgjegjësi dhe duhet të ketë dinjitet. Platforma e Nevzat Bejtës është e shkruar dhe ai mban përgjegjësi për këtë dokument pas katër vitesh. Përgjigjem edhe unë dhe unë qëndroi pas kësaj platforme. Unë qëndroi pas z. Bejtës, bashkë me ekzekutivin dhe bashkë me grupin parlamentar. Nuk dua asnjë të zhgënjehet ashtu sikurse nuk është zhgënjyer si deri më tani asnjë shqiptar”, deklaroi Ahmeti.

Kryetari i Komunës së Gostivarit njëherit kandidat, z. Nevzat Bejta para banorëve të Sërmnovës dhe Malësisë, dha garanca që në pranverë do të vazhdon asfaltimi i rrugës nga Turçani i madh deri në Sërmnovë.

“Para kryetarit tonë them që atë që e premtojmë edhe e realizojmë. Programin që e kemi në duar do ta realizojmë njëqindpërqind. Kemi paraparë mbi 250 projekte, por besoj që në katër vitet e kaluara do të realizojmë mbi 700. Projekti që do ta përfundojmë është përfundimi i rrugës nga Turçani i madh në Sërmnovë. Në pranverë vazhdojnë punimet dhe këtë e premtoj para liderit tonë Ali Ahmeti”, tha Bejta.

Para të pranishmëve foli edhe kandidati për këshilltar komunal nga Malësia e Gostivarit, Shpëtim Xhelili.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share