Sela: Do t’i fitojmë shumicën e komunave shqiptare

Aleanca për shqiptarët në krye me kryetarin Ziadin Sela u ndal në gradec të Gostivarit. Sela në fjalimin e rastit u tha të pranishmive se shumë nga liderët e partive shqiptare më 15 tetor do t’i dërgojnë në histri. Ai tha se LSDM-ja nuk meriton votat e shqiptarëve, pasi është ajo parti e cila e montoi rastin e “Sopotit”. Sela tha se Alanca për Shqiptarët do t’i fitojë shumicën e komunave shqiptare, nga Likova e deri në Strugë. Edhe në këtë tubim, Sela nuk la pa përmendur sulmin e 27 prillit në Kuvend, ku tha se asnjë nga liderët shqiptar përveç tij nuk ka qëndruar aty kur u zgjodh kryetari i Parlamentit.

“Kemi arrit që vetëm me dy deputetë si Aleancë për Shqiptarët, të sjellim ndryshime te mëdha ashtu siç premtuam. Ndihemi krenarë qe e kemi bërë këtë gjë, ndihemi akoma më tepër krenarë tek dëgjojmë, shqiptarët sa herë që më shohin më thojnë: “kryetar, shpresat e shqiptarëve janë te Aleanca për Shqiptarët”, tha Sela.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share