Miratohet asfaltimi i dy rrugëve në Malësi të Gostivarit

Simnica dhe fshatrat përreth Gjenovica, Bigori, Strajani, Padalishti dhe Tërnova sot mirëpritën Kryetarin e Komunës së Gostivarit njëherit kandidat, z. Nevzat Bejta.

“Malësia e Gostivarit nuk ka shumë banorë, por ne investuam në çdo fshat sepse asnjëherë banorët e Malësisë nuk i kemi llogaritur si vota”, u shpreh Kryetari Bejta, duke renditur projektet e realizuara dhe planet për Gostivarin dhe Malësinë e nesërme.

“Sot kisha kënaqësi të vizitoj fshatrat e Malësisë. Qytetarët e Malësisë më pritën krahëhapur dhe shprehen mirënjohjen e tyre për punët që kemi bë. Malësia nuk ka shumë banorë por ne kemi realizuar dhe do të realizojmë projektet që do ta ringjallin këtë pjesë të bukur të Gostivarit”, u shpreh Betja.

“Jemi kujdesur dhe do të vazhdojmë të kujdesemi për fëmijët e fshatrave të Malësisë. Në Simnicë asfaltuam gjitha rrugët e fshatit, tani kanë ngelur  të rregullohen edhe ca rrugica brenda fshatit. Në plan e kemi rregullimin e shkollës. Me fondet IPA kemi siguruar mjete për asfaltimin e një rruge në Padalisht dhe një në Tërnovë. Kontratën nga Ministria e Financave e nënshkruam dhe shumë shpejt do të fillon realizimi i projekteve, shtoi Bejta.

Аsfaltimi i rrugës lokale Simnicë – Cerovë, ndërtimi i rrugës lokale në fshatin Tërnovë. ndërtimi i rrugës lokale në fshatin Padalisht, përmirësimi i rrjetit të ujësjellësit në f. Gjenovicë e Epërme, hapja dhe asfaltimi i rrugës lokale Padalisht – Qafë, përmirësimi i rrjetit të ujësjellësit në f. Sushicë, rikonstruimi i objektit të shkollës si dhe ndërtimi i rrethojës në shkollën e f. Simnicë, rikonstruimi i objektit të shkollës në Strajan, stimulimi i blegtorisë dhe bujqësisë me fonde komunale në vendbanimet rurale, përmirësimi i infrastrukturës rurale, ndërtimi i terrenit sportiv në Ternovë, pikë rekreimi midis fshatit Sërmnovë dhe Padalisht, hulumtimi dhe rregullimi i Shpellës së Gjenovicës si dhe hapja e së njëjtës për turistë, si dhe mbështetja e bujqve dhe blegtorëve për shfrytëzimin e beneficioneve nga fondet qeveritare, fondeve IPARD dhe fondeve të tjera, ishin ndër projektet e shpalosura nga Kryetari Bejta.

Vizita në Malësinë e Gostivarit u përmbyll me tubimin madhështor në Sërmnovë ku i pranishëm ishte lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Vizita e Nevzat Bejtës dhe Ali Ahmetit në Malësinë e Gostivarit është paraprirë nga një lajm  i mirë për banorët e kësaj zone. Komuna e Gostivarit ka marrë konfirmim nga Ministria e Financave për miratimin e asfaltimit e të dy rrugëve në atë zonë.

Komuna  e Gostivarit bën me dije se janë miratuar dy projekte për rregullim dhe asfaltimin e rrugëve të brendshme të dy fshatrave të Malësisë. Kryetari Nevzat Bejta u shpreh mirënjohës ndaj autoriteteve qendrore dhe vetë banorëve.

“Përgëzoj dhe falenderoj Ministrinë e Financave për miratimin e projekteve që kishim paraqitur dhe falenderoj banorët e Malësisë për bashkëpunimin. Së bashku me ta kemi përmirësuar dhe po përmirësojmë Gostivarin dhe Malësinë e sotme. Tani që hodhëm themelet, së bashku do të ndërtojmë Gostivarin dhe Malësinë e Nesërme. Projektet tona janë vetëm realizimi i dashurisë dhe përkushtimit që e ndiejmë për këtë zonë dhe banorët e saj,” u shpreh Bejta.

Me këto dy projekte do të asfaltohen për here të parë rrugët e fshatrave Padalishtë dhe Tërnovë të Malësisë së Gostivarit. Konkretisht rruga në lagjen Gravanec në Padalishtë dhe rruga nga shkolla te varrezat e fshatit në Tërnovë. Vlera e këtyre dy projekteve kap vlerën e 120 mijë eurove në kuadër të fondeve IPA, të cilat u miratuan nga Ministria e Financave.

Institucioni që finanson: IPA Fonde për Zhvillim Rural

Vlera: 120.000 Euro

Viti i realizimit: 2017

 

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share