“Play off”-et, shorti më 17 tetor. Sllovakia e Hamsik mbetet jashtë

Kualifikueset e zonës europiane për Botërorin “Rusi 2018” kanë përfunduar zyrtarisht, duke dhënë edhe verdiktet e tij me 9 bileta të prera nga fituesit e grupeve, ndërkohë që 4 të tjera do të diskutohen në fazën “play off”, shorti i së cilës do të hidhet më 17 tetor.

“Viktima” më e pafajshme në këtë mes është Sllovakia, një ekip që edhe pse zuri vendin e dytë në grupin F (me Anglinë, Skocinë, Slloveninë, Lituaninë dhe Maltën), nuk do të mund të bëjë gjë tjetër veçse ta shohë Botërorin nga shtëpia. Kjo për shkak se rezulton kombëtarja me më pak pikë nga 9 vendet e dyta të grupeve.

Të premten e ardhshme, Zvicra, Italia, Danimarka dhe Kroacia do të shmangin përballjet mes tyre, ndërkohë që do të presin në ankth goglat e shortit që do t’i vendosë përballë Suedisë, Irlandës së Veriut, Greqisë dhe Republikës së Irlandës.

Ndërkohë, të kualifikuarat nga Europa janë Franca, Portugalia, Gjermania, Serbia, Polonia, Anglia, Spanja, Belgjika dhe Islanda, fitueset respektive të grupeve nga A në I.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share