Holanda jashtë Botërorit, Portugalia parakalon Zvicrën “në kthesën e fundit”

Munguan në Europian, por do të mungojnë edhe në Botërorin e Rusisë. Holanda nuk ia ka dalë t’i shënojë 7 gola Suedisë në ndeshjen e fundit në grup dhe ka mbetur në vendin e tretë, jashtë Botërorit.

“Tulipanëve” u nevojitej një fitore e thellë 7-0 ndaj Suedisë për t’i marrë vendin e dytë në grup, por edhe pse fituan, mundën të shënonin vetëm 2 gola me autor Robben në pjesën e parë. Suedia do të jetë tashmë kombëtarja që do të marrë pjesën në fazën “play off” për të siguruar një biletë për në Rusi 2018.

Kampionia e Europës, Portugalia ka arritur në “kthesën e fundit” të parakalojnë Zvicrën dhe për pasojë të sigurojnë automatikisht një vend në Rusi. Kombëtarja e udhëhequr nga Ronaldo fitoi 2-0 edhe pse lojtari i Real nuk arriti të shënonte në këtë takim. Fillimisht ishte Djourou i Zvicrës që shënoi një autogol, ndërsa më pas Andre Silva vulosi rezultatin në 2-0.

Që në ndeshjen e parë të këtyre eliminatoreve, skuadra e Zvicrës u ngjit në vendin e parë në grup, duke e mbajtur atë deri në ndeshjen e fundit, me 9 fitore. Pavarësisht ecurisë fantastike, kjo nuk e ndihmoi Zvicrën që të ishte një prej skuadrave të kualifikuara direkt dhe tashmë do të luajë në “play off” për të siguruar Botërorin.

Ndërkohë, fazën e “play off”-it e siguroi edhe Kombëtarja greke që fitoi në ndeshjen e fundit 4-0 me Gjibraltarin dhe e mbylli grupin në vendin e dytë me 19 pikë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share