Forina me pritje madhështore për Bejtën, prezantohen projektet kapitale

Forina ishte vatra e radhës e Kryetarit të Komunës së Gostivarit njëherit kandidat, z. Nevzat Bejta, ku u mirëprit nga qindra banorët të këtij lokaliteti.

Në një atmosferë impozante, Bejta bëri rezime të punëve të realizuara në këtë vendbanim, ndërkaq paralajmëroi investimet kapitale për Forinën dhe vendbanimet përreth të parapara në planet për Gostivarin e nesërm.

Bejta paralajmëroi ndërtimin e ujësjellësit nga burimi i Lumit Vardar që do të përfshinë edhe fshatrat Forinë dhe Çegran, respektivisht ndërtimin e linjës së re Ø-300 mm nga fshati Zdunjë deri në fshatin Forinë.

“Në mandatin e kaluar realizuam 12 projekte në Forinë. Me programin për Gostivarin e nesërm kemi paraparë ndërtimin e  kanalizimeve të ujërave të zeza dhe atmosferike, blloku 21 prej kolektorit verior (zona 7, Mllaki, Pitarnica, Çajla dhe Forina), vazhdimin e ndërtimit të krahëve të kanalizimeve të ujërave të zeza, ndërtimin e  krahëve të kanalizimeve të ujërave të zeza në fshatin Forinë, i dhe asfaltimi i të njëjtave, asfaltimin e rrugës Çajlë e Vjetër – Forinë, ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës Forinë – Çajlë e Vjetër”, shtoi Bejta.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share