Ky është projekti i kandidatit të Lëvizjes BESA për zgjidhjen e problemit me ujin e pijshëm në Gostivar

Gjithsej 9 milion euro do të kushtojë projekti për zgjidhjen e përhershme të problemit me ujin e pijshëm në Gostivar, të cilin e premton kandidati i Lëvizjes Besa për Komunën e Gostivarit, Asaf Ademi. Në emisionin debativ “Studio e hapur” në TV SHENJA, Ademi tha se projekti i tij është i ndarë në dy pjesë dhe pritet të realizohet brenda katër viteve të ardhshme. Gjysmat e mjeteve do të sigurohen nga buxheti i komunës, ndërsa gjysma tjetër nga donacionet e jashtme.

“Kemi projekte konkrete. Brenda katër viteve të caktuara kemi paraparë minimum 5 milion euro investime nga buxheti bazë i komunës për ndërtimin e ujësjellësit në qytet dhe në fshatra. Domethënë flasim për ndërtim të linjave të ujësjellësit në qytet dhe fshatra nga mjete të parapara nga buxheti bazë i Komunës së Gostivarit. Në bazë të informatave që i kam dhe në bazë të aktivitetit që do të realizohet nga ana e ekipit tim do të sigurohen edhe mjete për ndrimin e gypave të hazbestit të cilat janë kancerogjene dhe ato mjete do të sigurohen nga fondet e jashtme. Këto gypa kushtojnë 4 milion euro dhe pritet të realizohet brenda katër viteve”, deklaroi Asaf Ademi, kandidat i Lëvizjes Besa në Gostivar.

Ai në emisionin e sontëm “Studio e hapur” premtoi edhe investime në infrastrukturë dhe projekte të tjera jetike për sigurimin e kushteve elementare për jetesë në Gostivar.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share