Taravari: Gostivari ja pse duhet të ndryshojë

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët në Komunën e Gostivarit, Arben Taravari ka akuzuar kryetarin aktual dhe kandidatin e BDI-së, Nevzat Bejta, se ka rritur papunësinë në Gostivar. Në emisionin debativ “Studio e Hapur” që transmetohet në televizionin Shenja, Taravari tha se aktualisht Gostivari ka mbi 5000 të papunë.

“Domethënë unë i dua faktet shumë. Këtu kemi papunësia e Gostivarit, Qershor 2013-Qershor 2017.Ka pas 3200 pa punë sot ka 5400 pa punë, perudha kur ka sunduar BDI në nivel lokal dhe në nivel qëndror. Një parti është edhe në qendër edhe në pushtetin lokal. Domethënë kjo është rrezultati që e gjejmë gjendjen aktuale”, tha Taravari.

Ai tha se ka plan për zbutjen e papunësisë. Përmes investitorëve të brendshëm dhe të huaj Taravari u zotua se do të riaktivizojë kapacitetet industriale që do të punësojë fillimisht 500-1000 persona dhe më pas edhe të punësuar të tjera. Por për disa fabrika ai tha se tanimë janë privatizuar nga persona të afërt me kryetarin aktual të Komunës së Gostivarit.

“Çfarë do të bëjmë për papunësinë! Patjetër të zhvillohet ekonomia lokale. Gostivar është njohur si qytet disa fabrikave të suksesshme, njëra ka qenë Silika e cila ka pasur 5000-7000 të punësuar në periudha të ndryshme. Për fat të keq, sot grupi i Nevzat Bejtës dhe biznesmenët rreth tij, këtë tokë të Silikës e kanë privatizuar dhe në qoftë se e shihni këto janë parcela të cilat i kanë marë biznesmena të afërt me Nevzat Bejta, kryearkitekti dhe vetë ai. Një fabrikë që mund të riaktivizoheshte ose të vendoset në funksion, sot kjo është parcela për të ndërtuar qendra tregtare dhe banesa në emër të dikujt. Shkojmë më tutje, ekzistojnë fabrika që janë pasivizuar, për shembull thertorja e “Gorni Pollogut” e cila ka qenë njëra prej thertoreve më të fuqishme në Evropë. Sot toka e saj është privatizuar dhe është dhënë leja për ndërtim brenda fabrikës që është tragjike. Ekzistojnë dy fabrika të cilat kanë qenë shumë të njohura të konfeksionit, fabrika e Goteksit dhe Dekonit të cilat në kohën më të suksesshme kanë pasur përafërsisht 5000 të punësuar. Ne jemi në bisedime me investitorë të kombinuar të brendshëm dhe të jashtëm për t’i riaktivizu këto kapacitete të konfeksionit. Normalisht këtu nuk munt të punësohen të gjithë ata që kanë qenë, por nëse fillojmë me një kapacitet prej 500 der 1000 të punësuarve kjo do të ndjehej në komunën e Gostivarit. Imagjinoni 500-1000 familje janë ato”, tha kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin “Studio e hapur”.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share