Mblidhet shtabi i Bejtës, përgatitje për tubimin përfundimtar gjatë ditë së premte

Sonte në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar u mbajt mbledhja e shtabit zgjedhor me rend dite përgatitje për mbajtjen e tubimit përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e 15 tetorit.

Kryetari i shtabit, z. Bashkim Hasani njoftoi drejtuesit e shtabeve të këshillave vendore dhe anëtarët e shtabit komunal që tubimi përmbyllës do të mbahet ditën e premte me fillim prej ora 19 në sheshin e qytetit në Gostivar.

“Do të jetë një tubim festiv. Do të falënderojmë qytetarët e Gostivarit për përkrahjen që po na japin gjatë fushatës. E dini, këtë herë zgjodhëm formën e re dhe më demokratike për realizimin e fushatës. Takojmë qytetarët në shtëpitë dhe lagjet e tyre. Ne ndjejmë obligim që tu falënderohemi qytetarëve për mikpritjen dhe mbështetjen që na dhanë”, tha Hasani para të pranishmëve.

Ne, tha Hasani, kemi çka tu themi qytetarëve.

“Kemi realizuar mbi 600 projekte në katër vitet e kaluara. Sot kemi në duar programin parazgjedhor me rreth 300 projekte të saktësuara. U themi qytetarëve se çka realizuam dhe u paraqesim planet për Gostivarin e nesërm”, shtoi Hasani.

I pranishëm në mbledhje ishte edhe Kryetari i Komunës së Gostivarit njëherit kandidat, z. Nevzat Bejta, i cili ftoi struktura partiake të japin kontributin e tyre në organizimin e tubimit përfundimtar.

“Do të jetë një tubim që dëshiroj ta  quaj takim festiv. E ndjemë për obligim që të shprehim respektin tonë ndaj qindra dhe mijëra qytetarëve që me zemër të hapur na hapën dyert dhe na mirëpritën”, potencoi Bejta.

Në një fushatë ndryshe, Nevzat Bejta viziton qytetarët e Gostivarit në lagje, shtëpi dhe bizneset e tyre.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share