Bejta: Ja tre projektet e para të mëdha në katër vitet e ardhshme

Në javën e fundit të fushatës, Kryetari i Komunës, njëkohësisht kandidat i Gostivarit z.Nevzat Bejta ka zgjedhur të flasë për tre projektet e mëdha që do të realizojë së pari për Gostivarin.

Gjatë takimeve me qytetarët dhe përfaqësuesit e bizneseve që gravitojnë në qendër të qytetit, Bejta zbuloi tre projekte ambicioze për Gostivarin e Nesërm: ndërtimin e sheshit të ri në qendër, ndërtimin e një ure të katërt mbi lumin vardar si edhe shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në gjithë Gostivarin.

Duke falënderuar banorët për pritjen si edhe për punën e përbashkët të kryer gjatë mandatit të kaluar, Bejta u shpreh entuziast për nisjen e projekteve të reja.

Fushatës po i afron fundi dhe unë ndihem tepër entuziast pasi do të mund të nisim projektet e reja që së bashku kemi planifikuar për qytetin tonë. Jemi më gati se kurdoherë, teksa kemi hedhur themele të forta të Gostivarit të sotëm. Ne ndërtuam rrugë e kanalizime duke përmirësuar infrastrukturën, ndërtuam shkolla e çerdhe për fëmijët tanë duke jua lehtësuar rrugën e dijes, ndërtuam mjedise sportive e argëtuese për t’i dhënë gjallëri qytetit si edhe realizuam investime në bujqësi e blegtori”, tha ai.

Bejta zbuloi tre projektet e rëndësishme që priten të nisin, për të cilat tha se do ta përmirësojmë tërësisht Gostivarin.

Së bashku do të nisim punën me ndërtimin e sheshit të ri të qytetit, një mjedis atraktiv për vetë ne por edhe për turistët që na vijnë për vizitë. Teksa i kam takuar personalisht më kanë shprehur përshtypjet pozitive për qytetin tonë, e sidomos për urën e re, që simbolizon bashkimin mes nesh që na karakterizon. Prandaj, dua të ndaj me ju projektin e ndërtimit të një ure të katërt mbi Vardar, e cila do të lehtësojë edhe më shumë komunikacionin. Gostivarit të Nesërm do t’i shtohet gjithashtu edhe projekti madhor i ujësjellësit në të gjithë territorin. Tani janë gjetur fondet dhe projekti do të nisë të realizohet,” u shpreh Bejta.

Me të tillë projekte ambicioze dhe me punën e përbashkët me qytetarët, u shpreh z. Bejta, do të ndërtojmë Gostivarin e nesërm, Gostivarin që duam.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share