Pink shpërthen ndaj producentit muzikor: Eshtë njeri i keq

Këngëtarja ka shpërthyer ndaj producentit muzikor Dr. Luke, duke thënë se është një person i keq. Dr.Luke është përfshirë në një betejë të gjatë ligjore me Kesha-n, pasi kjo e fundit pretendonte se Dr.Luke e kishte dhunuar atë seksualisht dhe verbalisht në 2014.

Bashkëpunimi i fundit i Pink me producentin ka qënë në 2006 me këngën “I’m Not Dead” dhe ajo ka kaluar një periudhë aq të keqë në atë kohë, sa refuzon të punojë më të përsëri.

Në një intervistë të dhënë për “New York Times”, Pink është shprehur: “Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Por ska rëndësi në ai e ka bërë apo jo atë, kjo është karma, ai mori atë çfarë meritonte pasi nuk është njeri i mirë”.

“Ja kam thënë së sy se nuk punoj më me të. Ai nuk bën biznes të mirë, nuk është njëri i sjellshëm dhe nuk bën gjënë e duhur kur i jepet mundësia”, shton këngëtarja.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share