Buffon i lë të gjithë pa fjalë: Kam lexuar libra për Shqipërinë. Kjo është shprehja shqip që më pëlqen më shumë

Portieri legjendar i kombëtares italiane, Gianluigi Buffon ka mbërritur sot në Shqipëri së bashku me ekipin e azzurëve një ditë para ndeshjes me kuqezinjtë.

Buffon u pyet nga gazetari se çfarë i pëlqen më tepër nga vendi ynë, dhe gardiani i portës italiane surprizoi me përgjigjen.

“Çfarë më pëlqen nga Shqipëria?! Kam lexuar libra për këtë vend dhe ajo çka më ka bërë më shumë përshtypje ishte shprehja: “Feja e shqiptarit është Shqipëria”, kjo tregon shumë për vendin tuaj dhe lidhjen që keni me të”, tha Buffon.

Duket se Buffon e njeh kundërshtarin në fushën e blertë jo vetëm përmes aftësive në sport, por edhe përmes librave.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share