Flamur Memedi shkatërron kundërshtarin e tij

Flamur Mehmedi i cili me prejardhje është nga Gostivari ka arrit një fitore të madhe në eventin që u zhvillua në Bohum. Ai ka arrit të mposht Redouan Bentalp me dorëzim në raundin e dytë. Ndryshe, kundërshtari i shqiptarit në fillim tregoi një luftë agresive, por Mehmedi gjithnjë e kundërshtonte me sukses.

Ne vazhdim Bentalp u rrezikua se do të binte edhe në KO, por referi e ndaloi ndeshjen duke i dhënë fitoren Mehmedit. Me këtë triumf djaloshi 22 vjeqar u shpreh shumë i gëzuar me këtë fitore dhe të njejten ia dedikoi familjes së tij.

“Me këtë fitore kam bërë krenar babin tim Blerim Memedin por edhe vëllain dhe gjithë familjen. Pra kam bërë në këtë ndeshje gjithë atë që kemi trajnuar në ushtrime me babin tim i cili është edhe trajner”, deklaroi Flamuri per ArenaRING, i cili tha se do të vazhdoj me ushtrime maksimale.

“Karriera ime është në vazhdim dhe planifikojmë edhe disa ndeshje deri në fund të vitit. Prindi im kërkon shumë nga unë dhe unë ia plotësoj me punë. Besoj se së bashku në të ardhmen do të arrijmë në kreun botëror”, deklaroi luftëtari i ringjeve, i cili në fund redaksisë sonë ia dërgoi një foto me mamin e vet që është krenar që gjithnjë e ndjek.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share