Të vishemi bukur edhe kur bën ftohtë!

Dëshira për të qëndruar ngrohtë dhe për t’u dukur e veçantë, është arsyeja kryesore që veshjet t’i afrohen së përkryerës gjatë periudhës së dimrit.

T’i kombinosh me veshjet dhe ngjyrat e stinës, është një pasion i vërtetë që zgjatë përgjithmonë. Kështu, këtë stinë, përpos gardërobës që përmban më tepër elemente vjeshtore si (xhuboks, xhaketë, bluzë, golf, pelush, çizme etj), ne mund të bëjmë edhe kombinime nga gardëroba e stinës së ngrohtë (këmisha, fustane, dhe taka të larta).

Dizajnerja Yllka Bajraktari nga studio “Yllka & Kaltra”, ka dizajnuar disa veshje për stile dhe shije të ndryshme, me të cilat mund të orientoheni për kombinime të paraqitjeve tuaja në raste më të zakonshme ose të veçanta.

Stilistja ka ka përdorur kombinime të tonaliteteve të ngjashme, pastaj kombinime me xhaketa të holla me material pambuku ose mëndafshi, duke dizajnuar triko të gjata që do t’ju mbajnë ngrohtë dhe do dukeni më të veçanta.

Poashtu, ditëve me shi mund të përdorni pardesy me material të tejdukshëm najloni që do t’ju mbrojë nga lagështia dhe njëkohësisht poshtë saj, mund të keni veshjen tuaj të dëshiruar, e cila do dallohet tërësisht.

Gjithashtu, golfi është i përshtatshëm për t’u kombinuar me çdo veshje. Mund të vishni pallto me xhinse dhe taka të larta që të dukeni më elegante dhe njëkohësisht të këndshme. Më pas fundi vishnje me kopsa i realizuar me material stofi që mund të kombinohet me xhaketë lëkure, por edhe mund të vendosni në të detaje tjera, sikurse janë yjet e vegjël nga metali, duke e bërë xhaketën më të rrallë dhe më të veçantë.

Në mbrëmje të veçanta mund të paraqiteni me fustane ose pantallona dhe pelush që të arrini të dukeni elegante, të thjeshta dhe më madhështore.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share