Gostivari rimerr pozitën e parë në Perëndim

Sot janë luajtur ndeshjet e javës së shtatë të Ligave të dyta të Maqedonisë në futboll, atë Perëndim dhe Lindje.
Skuadra e Struga Trim Lum ka shijuar disfatën e parë kampionale, duke u mundur nga Makedonija Gj.P. me rezultat të thellë 3:0. Një ngritje në tabelë ka bërë Labunishta, që e ka mundur skuadrën e Euromilkut me rezultat 3:0.

Edhe skuadra e Gostivarit ka shënuar fitore të lartë në duelin e dy ekipeve shqiptare, ku ishte mysafire e KF Zajazit. Ndeshja ka përfunduar me rezultat 1:3. Golat për Gostivarin i shënuan Boban Mariç, Blend Bekteshi dhe Filip Despotovski.

Skuadra e Teteksit ka marrë fitore në minutat e fundit ndaj Llokomotivës me rezultatin 2:1, ndërsa nesër Vëllazërimi do të luajë ndaj Novacit në Kërçovë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share