Boronica, miku më i madh i trurit: Inteligjencë dhe memorie e fortë

Pirja e një sasie prej 30 ml lëng të shtrydhur të boronicës për çdo ditë, mund të përmirësojë funksionin e trurit te njerëzit e moshuar, sipas një studimi të ri nga Universiteti i Exeter në Mbretërinë e Bashkuar.

Studimi u krye tek njerëzit e shëndetshëm të moshave në mes të 65 dhe 77 vjet. Rezultatet treguan se pasi kanë pirë lëng të shtrydhur të boronicës çdo ditë, është përmirësuar funksioni kognitiv i tyre, rrjedhja e gjakut në tru dhe aktivizimi më i shpejtë i trurit në situata të ndryshme.

“Nëse pini lëng boronice 12 javë çdo ditë, aktiviteti i trurit do të përmirësohet. Konsumi i boronicave do t’ju japë energji dhe do të rrisë funksionet njohëse dhe atë në një mënyrë të shëndetshme, për dallim nga stimuluesit tjerë”, thotë Joanna Bowtell nga Exeter University.

Boronicat janë një minierë e antioksidantëve, vitaminave dhe mineraleve, sidomos kalciumit, fosforit, hekurit dhe vitaminës C. Boronica rekomandohet edhe në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme të tilla si çrregullime të gjakut, sëmundje të zemrës, rregullimin e sheqerit dhe yndyrës, sëmundjet e traktit urinar, kanceri, etj.

Personat të cilët po luftojnë me kilogramë, duhet të dinë se boronicat janë të dobishme për dieta, falë fibrave që japin një ndjenjë të ngopjes.

Ndryshe nga manaferrat e freskëta që pastrojnë butësisht organizmin, boronica e thatë ndalon diarrenë.

Hulumtuesit në Universitetin e Exeter thonë se boronicat nxisin qarkullimin e enëve të vogla të gjakut në tru, duke siguruar një rrjedhë maksimale të ushqyesve dhe oksigjenit, duke përmirësuar funksionin njohës, parandalon dhe trajton simptomat e demencës, ngadalëson sëmundjen Alzheimer, forcon kujtesën, përqendrimin, dhe rrit inteligjencën.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share