Detoksi ideal vjeshtor për një trup të shëndetshëm

Kur stinët ndryshojnë, organizmi ynë kërkon më shumë vëmendje. Fillimi i vjeshtës është një moment ku duhet të nisim një proces detoksifikimi, shkruan KJ. Një ndihmë e rëndësishme vjen nga kopshti, me shumë prodhime të mira dhe të shëndetshme që nuk duhet të mungojë në tavolinë.

Ethet e para të të ftohtit

Ky është momenti që duhet të kthehemi tek supat, një kënaqësi që mund të përgatitet dhe më herët dhe serviret i nxehtë, i vakët apo dhe i ftohtë. Madje kjo duhet të jetë një zgjidhje strategjike për ata që duan të humbasin peshë. Një supë e mirë të kënaq stomakun dhe pa shtuar makarona apo patate, nuk ka shumë kalori.

Portokalli i vjeshtës

Por në fakt flitet për kungullin, protagonistin e kësaj stine. I pasur me vitaminë Omega 3, përmban pak kalori. Mund t’i shtohet supës, ta kthejmë në pure me pak patate.

Perimet me gjethe

Bimët si spinaqi janë ideale për të gjitha stinët duke na pastruar dhe përgatiten lehtë. Mjaftojnë shumë pak minuta të zjerjes në ujë që valon, për ti ruajtur dhe vlerat ushqyese.

Perimet për tu pirë

Përveç ëmbëlsirave mund të bëjmë një lëng perimesh, është më aktivizues për trupin. Mund të shtoni pak xhinxher një shije dhe akoma më të mirë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share