Taylor Swift kryeson me nominime në MTV EMA

Taylor Swift po udhëheq me nominime për MTV Europe Music Awards të këtij viti.

Këngëtarja është e nominuar për gjashtë çmime, këtu duke përfshirë për artisten dhe videon më të mirë, në garën e EMA-s që do të mbahen më 12 nëntor në Londër.

Shawn Mendes është menjëherë pas Taylor më pesë nominime, përderisa Ed Sheeran dhe Kendrick Lamar kanë katër secili.

Në kategorinë e britanikëve dhe irlandezëve krahas Ed Sheeran, Little Mix, Stormzy dhe Louis Tomlinson është edhe këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa.

Lipa është e nominuar tërësisht në tre kategori, ndërsa Rita Ora do të jetë prezantuese në këtë show.

Në kategorinë live janë të nominuar Bruno Mars, Coldplay, Ed Sheeran, Eminem dhe U2.

E fitues të këngës më të mire mund të jenë Clean Bandit (Rockabye ft. Sean Paul & Anne-Marie), DJ Khaled (Wild Thoughts ft. Rihanna, Bryson Tiller), Ed Sheeran (Shape of You), Luis Fonsi & Daddy Yankee (Despacito [Remix] ft. Justin Bieber) apo Shawn Mendes (There’s Nothing Holdin’ Me Back)

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share