Teksa xhironte videoklipin, dhunohet rëndë këngëtari shqiptar në Maqedoni

Është dhunuar teksa po xhironte klipin e këngës së tij më të re. Bëhet fjalë për këngëtarin shqiptar nga Maqedonia Shkrodran Tolaj. Përmes një video të postuar në profilin e tij në facebook, këngëtari shfaqet i përgjakur nga ambientet e spitalit, ku është transportuar menjëherë pasi është rrahur brutalisht nga persona ende të paidentifikuar, të cilët Tolaj i cilëson si skllavo-maqedonë.

Tolaj mësohet se po xhironte klipin e këngës “Kërçovari”, siç duket me motive patriotike, çka ka shkaktuar irritimin e maqedonasve.

Po ashtu, disa orë pas incidentit, Tolaj poston një status në facebook se klipi i lënë në mes do të realizohet me cdo kusht

 STATUSI I PLOTË

Të nderuar bashkëkombas!
Të nderuar mërgimtarë!
Dihet që njeriu ka pesë litra gjak në trup, por unë do e jap dhe pikën e fundit për Kërçovë dhe çdo cep të shqiptarisë.
Pavarësisht sulmit brutal dhe lëndimeve të marra, u informoj se jam më mirë falë përkujdesjes maksimale dhe ekipit të mrekullueshëm të mjekëve në spitalin e Kërçovës.Njëkohësisht u falemnderoj të gjithëve nga zemra për përkrahjen morale dhe dua tu informoj se puna dhe misioni ynë do realizohet deri në fund.
Lus të gjithë mërgimtarët kërçovarë që të na bashkohen në Uskanë me 15 tetor për të festuar fitoren e madhe se vetëm atëherë do i harroj plagët që i mora sot.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share