Vetitë mahnitëse të gjetheve të rrushit

Njerëzit që janë të kujdesshëm me peshën e tyre, duhet të përdorin gjethet e rrushit, sepse ato përmbajnë shumë pak kalori. Në pesë gjethe gjenden 14 kalori. Një racion me gjethe rrushi nuk përmban as yndyrë, as kolesterol dhe ka shumë pak natrium dhe sheqer.

Këto janë cilësitë më të fuqishme të këtij ilaçi të fuqishëm natyral:

Veti kundër inflamacioneve
Gjethet e rrushit njihen për vetitë kundër inflamacioneve. Inflamacionet kronike mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme, si ato të zemrës, disa lloje të kancerit dhe sëmundjen e Alzheimer-it. Sëmundje tjera që vijnë si rezultat i inflamacioneve janë artriti dhe sëmundjet gastrointestinale, përfshirë edhe sëmundjen e Crohn-it.

Veti kundër mikrobeve
Rrushi si tërësi është burim i mirë me antioksidues, por sipas studimeve del se edhe gjethet e rrushit janë të pasura me veti kundër mikrobeve dhe kanë komponent me antioksidues. Studimi që ishte publikuar në “International Journal of Food Properties” në fillim të vitit 2013 ka krahasuar vetitë prej antioksiduesi në gjethet e mbledhura në muajin maj, gusht dhe shtator. Ishte dëshmuar se ato të mbledhura në muajin shtator kishin më së shumti flavonoide, fenole, të gjitha si antioksidues.

Burim për aminoacidet Omega-3
A e keni ditur se ka bimë të pasura me aminoacidet omega 3? Farat çia, farat e lirit, janë në majën e listës për aminoacidet omega 3. Por janë edhe disa perime me gjethe të gjelbër, përfshirë gjethet e rrushit, që depërtojnë në këtë listë.

Ilaç natyral për venat e zgjeruara
Një studim i publikuar në mars të vitit 2004, në revistën shkencore “Drugs in R & D”, ka ekzaminuar ekstraktet e gjetheve të rrushit te femrat dhe te meshkujt që vuanin nga venat e zgjeruara. Rezultatet e studimit ishin mjaft premtuese, ku pas gjashtë javësh studimi pacientët që kishin pranuar ekstrakte nga gjethet e rrushit kishin përmirësuar nivelin e oksigjenit kishin përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Të pasura me kalcium dhe magnez
Gjethet e rrushit po ashtu janë të mbushura me magnez dhe kalcium, bashkë edhe me një numër të madh të mineraleve tjera. Magnezi dhe kalciumi janë të nevojshëm për shëndetin e eshtrave. Ky kombinim i mineraleve luan rol të rëndësishëm në shëndetin e muskujve dhe funksionimin e nervave.

Përdorimet e tjera
Gjethet e rrushit përdoren si çaj kundër diarresë, hepatitit, dhimbjeve të stomakut, reumatizmin, dhimbjet e kokës dhe etheve.

Ju mund t’i thani vetë gjethet e rrushit duke i lënë ato në diell. Gjethet e thara të rrushit mund të zihen në ujë dhe të pihen si çaj me mjaltë. Një grusht gjethesh të thata të thërrmuara do të mjaftojnë për një kupë çaji.

Kujdes: Lajini gjethet e rrushit me ujë të bollshëm përpara përdorimit apo tharjes. Nëse keni blerë gjethe rrushi të paketuara, përpara përdorimit shpërlajini mirë për të hequr natriumin e tepërt.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share