Lajmi i mirë për përdoruesit e kompjuterëve, si të merrni falas një nga antiviruset më të mirë

Kompania Kaspersky Lab, me rastin e të 20-vjetorit të themelimit, ka lançuar falas pakon e tij të antivirusit për të gjithë përdoruesit e kompjuterëve në botë.

“Dëshirojmë të mbrojmë gjithë botën dhe për të gjithë ata që nuk kanë mundësi që të ndajnë 50 euro për antivirus, ua japim falas”, ka bërë të ditur themeluesi i Kaspersky Lab, Jevgenij Kasperski.

Kaspersky Free është program funksional dhe dallon nga pakoja premium, e cila përmban module shtesë të sigurisë, sikurse janë mbikëqyrja familjare, VPN, siguria online e pagesave.

Kaspersky Free mbron dhe mbikëqyrë skedarët, e-mail, aplikacionet dhe përmbajtjen në ueb. Antivirusi mund të merret pa pagesë në faqen e  Kaspersky Lab.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share