Pse njerëzit e mirë e të drejtë nuk bëjnë përpara në jetë? Disa shpjegime i jepte Makiaveli

Princi i admirueshëm – dhe sot ne mund të shtojmë, Shefi ekzekutiv (CEO), aktivist politik apo mendimtar – duhet të mësojnë çdo mësim nga tipat më të zymtë dhe më dinakë që kanë përreth. Ata duhet të dinë se si të trembin dhe të frikësojnë, të ngatërrojnë dhe të detyrojnë dhe të mashtrojnë. Politikani i mirë duhet të mësojë nga demagogu; sipërmarrësi më i sinqertë nga mashtruesit

Machiavelli ishte një mendimtar politik florentin i shekullit të gjashtëmbëdhjetë me këshilla të dobishme për njerëzit e mirë, të cilët nuk shkojnë shumë larg.

Mendimet e tij sillen rreth një ideje që shkakton jo pak rehati: që të këqinjtë gjithmonë fitojnë.

Dhe ata e arrijnë këtë sepse kanë një avantazh të madh mbi të mirën: ata janë të gatshëm të veprojnë me zgjuarsinë dhe dinakërinë më të errët për të çuar përpara çështjen e tyre. Ata nuk pengohen nga kundërshtarët më të ngurtë të ndryshimit, që janë parimet.

Ata janë gjithmonë të gatshëm të gënjejnë, të ndryshojnë faktet, kërcënojnë apo edhe të bëhen të dhunshëm.

Ata gjithashtu – kur e kërkon situata – e dinë se si të mashtrojnë në mënyrë joshëse, të përdorin fjalë me sharm dhe të ëmbla, të verbojnë dhe shpërqëndrojnë. Dhe në këtë mënyrë, e zotërojnë botën.

Zakonisht supozohet se një pjesë e madhe e asaj çfarë do të thotë të jesh njeri i mirë, është të sillesh mirë. Një njeri nuk ka vetëm qëllime të mira, një njeri është i angazhuar edhe për vepra të mira. Kështu, nëse dikush do një botë më serioze, ai ka nevojë të fitojë njerëz nëpërmjet argumenteve të vërteta.

Nëse dikush do një botë më të drejtë, ai duhet të përpiqet të bindë dhe të përpiqet me butësi që t’i bindë agjentët e padrejtësisë, që të dorëzohen vullnetarisht, jo nëpërmjet frikësimit. Dhe nëse dikush do që njerëzit të jenë të sjellshëm, ai duhet të jetë i sjellshëm me armiqtë e tij, jo mizor.

Duket madhështore, por Makiavelli nuk mund të hiqte dorë nga një problem i padiskutueshëm. Nuk funksionon. Ndërsa shikoi pas në historinë e Firences dhe shteteve Italiane në përgjithësi, ai vuri re që princat e sjellshëm, burrat e shtetit dhe tregtarët gjithmonë në fund shkatërroheshin.

Kjo ishte arsyeja përse ai shkruajti librin për të cilin e njohim sot, “The Prince”, një manual i shkurtër këshillash tejet origjinal për princat e mirënjohur, që të mos përfundojnë të shkatërruar.

Dhe përgjigja, shkurtimisht, ishte të jesh aq i sjellshëm sa ke dëshirë, por asnjëherë të mos i përkushtohesh shumë të vepruarit bukur.

Makiavelli e dinte se nga e kishte origjinën fiksimi ynë kundër-produktiv me të vepruarit bukur: Perëndimi ishte rritur me historinë e Krishterë të Jezusit nga Nazareti, njeriu aq i mirë nga Galilea i cili gjithmonë i trajtonte mirë njerëzit dhe u vra si mbreti i mbretërve dhe sundimtari i përjetësisë.

 

Por Makiaveli vuri në dukje një detaj të papërshtatshëm për këtë tregim sentimental të triumfit të mirësisë nëpërmjet butësisë. Nga një këndvështrim praktik, jeta e Jezusit ishte një fatkeqësi e plotë. Ky shpirt i butë u shkel dhe u poshtërua, u shpërfill dhe u tall. I gjykuar gjatë jetës së tij dhe jashtë çdo ndihme hyjnore, ai ishte një nga humbësit më të mëdhenj të historisë.

Dhe kështu, propozoi Makiavelli, sekreti i të qenit efektiv qëndron në kapërcimin e të gjitha gjurmëve të kësaj historie. Princi nuk ishte, ashtu siç mendohet shpesh, një udhëzues për të qenë një tiran; është një udhëzues për atë çfarë njerëzit e mirë duhet të mësojnë nga tiranët.

Është një libër mbi mënyrën si të jemi efektivë, jo vetëm të mirë. Është një libër i përhumbur nga shembujt e pafuqisë së të pastrit.

Princi i admirueshëm – dhe sot ne mund të shtojmë, Shefi ekzekutiv (CEO), aktivist politik apo mendimtar – duhet të mësojnë çdo mësim nga tipat më të zymtë dhe më dinakë që kanë përreth.

Ata duhet të dinë se si të trembin dhe të frikësojnë, të ngatërrojnë dhe të detyrojnë dhe të mashtrojnë. Politikani i mirë duhet të mësojë nga demagogu; sipërmarrësi më i sinqertë nga mashtruesit.

Ne kemi nevojë të marrim mësime nga një burim i papritur: ata që ne i përbuzim më shumë. Ata kanë më shumë për të na mësuar mbi mënyrën se si të sjellim realitetin që dëshirojmë – por që po e luftojmë. Kemi nevojë për armë çeliku të ngjashme me ato të tyret.

Së fundmi, ne duhet të kujdesemi më shumë për të qënët efektivë sesa thjesht të synojmë fisnikërinë. Nuk mjafton të ëndërrojmë gjëra të mira: masa e vërtetë është ajo që arrijmë. Çështja është të ndryshojmë botën për mirë, të ngushëllohemi prej rehatisë së qëllimeve të mira dhe një zemre të ngrohtë.

Të gjitha këto Makiaveli i dinte.

Ai na shqetëson për arsye të mira; sepse ai na provon se ku jemi ne me të mirën tonë. Ne i themi vetes se nuk kemi arritur atje, për shkak se ne jemi paksa si tepër të pastër, të mirë dhe të dashur.

Makiavelli na informon me këmbëngulje se jemi të mbërthyer sepse nuk kemi parë aq larg sa për të mësuar nga ata të cilët me të vërtetë dinë: armiqtë tanë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share