Gostivari dhe Vëllazërimi në duel për kreun e tabelës

Derbi shqiptar në LDFM (Perëndim) është mes Gostivarit dhe Vëllazërimit.

Në javën e 6-të të Ligës së Dytë në Futbollin e Maqedonisë do të kemi mundësi të ndjekim super përballjen mes Gostivarit dhe Vëllazërimit.

Në 5 javët e para këto dy ekipe kanë treguar se kanë kualitet të madh në vete duke grumbulluar më shumë pikë se skuadrat tjera.

Në vendin e parë gjendet Gostivari me gjithsej 11 pikë ndërsa në vendin e dytë me një pikë më pak renditet Vëllazërimi.

Në 5 ndeshjet e para Gostivari ka gjithsej 3 fitore dhe 2 barazime, ndërsa Vëllazërimi 3 fitore 1 barazim dhe 1 humbje.

Përballja do të zhvillohet në ‘Stadiumin e Qytetit’ në Gostivar.

Takimet tjera që do të zhvillohen në LDFM (Perëndim) janë: Gorno Lisiçe – Zajazi, Lokomotiva – Labunishta, Novaci – Makedonija GjP, Struga – Teteks.

Të gjitha takimet fillojnë me orar të njejtë, në ora 15:00.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share