U luajt ndeshja e parë në basketboll në terrenin e ri të Palestrës Sportive në Gostivar

Ndeshja mes K.B “Gostivari” dhe K.B “Rabotniçki”, sonte në Palsterën e Sporteve “Rinia”, kishte dy qëllime, e para për motive humanitare, dhe e dyta për të promovuar tapetin e ei të basketbollit.   

Pas kalimit të skuadrës së basketbollit Gostivar – 2015 në ligën e parë, Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me bizneset lokale kanë mundësuar realizimin e projektit për shtrimin e fushës së basketbollit në Palestrën Sportive Rinia.

Para disa ditësh përfunduan punët rreth vendosjes së parketit profesional multifunksional në Palestrën Sportive Rinia në Gostivar.

Kjo iniciativë erdhi si rezultati i kërkesave të shumta, në veçanti nga ana e kryesisë së klubit të basketbollit “Gostivar 2015”.

Një investim i tillë është i një rëndësie të veçantë jo vetëm për klubin e basketbollit, por edhe për zhvillime të ndryshme sportive, nga klubet dhe sportdashësit gostivaras. Investimi kap vlerën e 60 mijë eurove, me mjete nga komuna dhe bizneset e qytetit.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share