Guardiola harron për një moment futbollin, përfshihet në çështjet politike

Katalonja më 1 tetor organizon referendumin për pavarësi nga Spanja. Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është shprehur haptas se është pro ndarjes së Katalonjës nga Spanja.

“Do të ishte një rezultat i mirë nëse do të ishim në gjendje të votonim, siç tha Pique dje”, tha Guardiola në konferencën për mediat para ndeshjes me Chelsean.

“Nëse njerëzit mund të shprehin paqësisht dhe me liri, shpresojmë se do të jetë një festë e demokracisë”, ka deklaruar ish-trajneri i Barcelonës.

Guardiola është i lindur në Santpedor të Katalonjës, ndërsa mes viteve 1995-2005 kishte veshur edhe fanellën e kësaj përfaqësueseje, e cila nuk është e njohur nga FIFA dhe UEFA.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share