Shkencëtarët thonë se Mbretërit e Egjiptit nuk kanë qenë nga Afrika

Analizat gjenetike kanë provuar se mbretërit Egjiptin dhe gjithë familja a mbretërore nuk kanë pasur një lidhje të fortë gjaku me Afrikën. Përkundrazi, kanë qenë shumë të lidhur me pjesën Nelotike Levantiane, Anadollin dhe popullsinë Evropiane.

Shkencëtarët gjenetik kanë bërë kërkime mbi ADN-në e marrë nga mumiet e mbretërve egjiptianë dhe familjeve të tyre dhe që kanë jetuar mes viteve 1400 para Krishtit dhe 400 pas Krishtit.

Provëzat nga mumiet janë marrë dhe janë testuar, e prej tyre dilte se kjo popullsi nuk ka pasur fare lidhje gjenetike me Afrikën. Ata qenë më të lidhur me Azinë Perëndimore sesa me Afrikanët dhe këtë të dhënë na e japin shkencëtarët e Institutit Max Planck.

Wolfgang Haak, shkencëtari që ka drejtuar këto studimet, tha se gjenetika e popullit egjiptian ka pas ndryshuar në 1500 vitet e fundit dhe nuk ngjan pothuajse fare me kohën e Faraonëve.

“Kjo na sugjeron se rritja e gjenit Sub-Saharian Afrikan ka rrjedhur nëpër Egjipt, por kjo ka ndodhur në 1500 vitet e fundit e jo më parë”, ka thënë Haak.

Studiuesit Afrocentrik për vite me radhë kanë treguar dhe janë munduar që të nxjerrin fakte se mbretërit Egjiptian kanë qenë Afrikanë. Ky nuk mund të jetë një fakt shokues, pasi siç edhe ka dalë më nga studimet Kleopatra na del me gjene Greke.

Më shumë se 151 mumie iu ushtruan testimeve të mbetjeve gjenetike, kështu që ky fakt do të hapej në një hapësirë shumë të gjerë. Nga gjithë provat që morën, shkencëtarët arritën të gjejnë genome mitokondriale tek 90 individë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share