Receta e thjeshtë për një omletë franceze të shijshme

Kjo recetë omëlete franceze është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur. Mbushur me djathë dhe proshutë, ajo ka vërtetë një shije të mrekullueshme, ideale për një mëngjes të shëndetshëm.

Shtoni vezët, ujin, kripën dhe piperin e zi në një tas të vogël. Përziejini mirë të gjithë përbërësit që të kombinohen plotësisht me njëri – tjetrin.
Copëtoni djathin dhe proshutën dhe shtojini në një tas.
Ndërkohë, në një tavë shtoni gjalpin dhe vendoseni në zjarr të shkrijë në temperaturë mesatare.
Shtoni në të masën e përgatitur me vezë dhe lëvizni ngadalë skajet e omletës në mënyrë që vezët e pagatuara të prekin sipërfaqene e nxehtë.
Në gjysmën e vezëve shtoni masën me djathë dhe proshutë. Më pas, paloseni omletën, dhe vendoseni në pjatë me kujdes.
Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share