Gostivari dhe Vëllazërimi në garë për kreun e tabelës në Ligën e dytë

Në javën e 4-të të LDFM-së, Gostivari dhe Vëllazërimi do të kërkojnë tre pikët e reja.

Gostivari luan në terren vendas ku si mysafirë do ta presë Teteksin. Gostivari gjendet në vendin e parë në tabelë me gjithsej 7 pikë të grumbulluara, ndërsa Teteksi në vendin e pestë me katër pikë.

Përballja Gostivari – Teteksi do të luhet në “Stadiumin e Qytetit – Gostivar” me fillim nga ora 15:30.

Dueli tjetër I cili po ashtu do të luhet ditën e shtunë në Ligën e Dytë të Futbollit të Maqedonisë është mes Labunishtës dhe Vëllazërimit. Labunishta gjendet në vendin e tetë me 2 pikë të fituara ndërsa Vëllazërimi në vendin e dytë 6 pikë. Vëllazërimi si ekip mysafir do të mundohet të rikthehet në shtëpi me tre pikët e fituara edhe pse nuk do ta ketë të lehtë.

Edhe kjo ndeshje njëjte sikurse ajo mes Gostivarit dhe Teteksit do të zhvillohet në po të njëjtin orar 15:30.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share