Ky ndryshim në Facebook do t’ju pëlqejë shumë

Facebook më në fund ka një zgjidhje për ju. Rrjeti social po teston një buton të ri të quajtur “Snooze” (Dremit) që i lejon përdoruesit t’i fshehin nga kohështrirja e tyre përkohësisht njerëzit, faqet dhe grupet për periudha të ndryshme kohore – prej 24 orë, një javë e deri në 30 ditë.

Veçoria, që aktualisht është duke u testuar me një grup të vogël përdoruesish, do të paraqitet në krye të menysë së postimeve, transmeton Gazeta Express.

Përdoruesit mund të zgjedhin mes “Unfollow ose Snooze”, aty ku më parë mund të zgjidhnit vetëm “Unfollow”.

“Po testojmë mënyra të reja për t’iu dhënë përdoruesve kontroll në Faqen e tyre të të Rejave, në mënyrë që të qëndrojnë të lidhur me storjet të cilat ju duken më të pëlqyeshme”, tha një zëdhënës i Facebook për TechCrunch.

Dhe përdoruesit e internetit po e presin këtë me padurim. Kjo pasi, edhe njëherë, Facebook po ju ofron përdoruesve një “shpëtim” nga miqtë e mërzitshëm.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share