Teksas, uragani nxjerr krijesa të çuditshme nga deti

Një “përbindësh” i tmerrshëm pa sy ka dalë në sipërfaqe nga uragani që mori përpara gjithë Teksasin.

Krijesa kolosale u gjet e kalbur në një plazh në qytetin e Teksasit, pas uraganit “Harvery” që shkatërroi SHBA-në Jugore.

Një krijesë misterioze deti u pa pas uraganit Harvey në një plazh të Teksasit.

Fotot e kafshës u nxorën në internet dhe Preeti Desai kërkoi ndihmë për identifikimin e saj.

Askush nuk jep përgjigje përfundimtare por Dr. Kenneth Tighe, specialist i biologjisë, beson se mund të jetë një gjarpër deti ose mund të jetë një ngjalë.

Gjarpri i zhurmës, zakonisht gjendet në ujërat midis 30 dhe 90 metra thellë në oqeanin Atlantik Perëndimor.

Zonja Desai, e cila ishte në plazh duke vlerësuar dëmet nga stuhia, i tha BBC: “Ishte krejtësisht e papritur, nuk është diçka që zakonisht do të shihni në një plazh. Mendova se mund të ishte diçka nga deti i thellë që mund të ketë dalë në breg”.

“Ne ishim në një plazh në Teksas City dhe e panë këtë gjë nga larg, kështu që unë u afrova për të kuptuar se çfarë ishte”.

ImageImageImageImage

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share