Ndryshim i madh në WhatsApp, ja çfarë mund të bëni tash

WhatsApp, aplikacioni për mesazhe, është duke e testuar një veçori të re.

Shpesh na ka ndodhur që t’i themi dikujt diçka dhe më vonë t’i biem pishman pse i kemi thënë – dhe kjo është edhe më keq kur ndodh në aplikacione online.

Por, ka disa lajme të mira. Raportohet se WhatsApp është duke e testuar një veçori për të fshirë mesazhin sa herë që e hapni bisedën.

Opsioni i quajtur “fshije për të gjithë”, që është duke u testuar nga WhatsApp, do t’i fshijë mesazhet për të cilat i keni rënë pishman nga pajisja juaj dhe nga pajisja e të gjithë të tjerëve në bisedë.

Funksioni tashmë ka qenë në aplikacione si Telegram dhe Viber, por tani aplikacioni i famshëm WhatsApp është duke eksperimentuar me ‘fshije për të gjithë’.

Sipas @WABetaInfo, një zbulues i të rejave rreth këtij aplikacioni, tha se ‘delete for everyone’ është duke u testuar për iOS dhe Android.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share