Alienë në Antarktik?

Sipas një studimi australian, në shpellat e ngrohta nën akullin e Antarktikut mund të ketë kafshë dhe bimë të gjalla.

Studiuesit thanë se kjo nxehtësi vjen nga mali “Erebus”, një vullkan aktiv në ishullin “Ross” në Antarktik, i cili është i rrethuar nga mijëra shpella të hapura në akull nga avulli i nxehtë.

Studiuesit e Universitetit Kombëtar Australian në Canberra thanë se morën kampione dheu nga disa prej shpellave rreth vullkanit dhe gjetën te to gjurmë intriguese ADN-je nga lloje myshku, algash dhe kafshësh të vogla.

Sipas shkencëtarëve, temperaturat në disa prej këtyre shpellave mund të arrijnë deri në 25 gradë Celsius, në mes të acarit në Antarktik. Studiuesit treguan se për shkak të shkrirjes, e rrjedhimisht hollimit të akullit nga nxehtësia e vullkanit, drita e ka më të lehtë të shkojë deri te këto shpella.

Pas analizimit të ADN-së së gjetur, studiuesit thanë se shumë kampionë i ngjajnë bimëve apo kafshëve në Antarktik, por disa prej tyre ishin plotësisht të panjohura. Kërkuesit thanë se tashmë shpellat duhen ekzaminuar në detaje, në kërkim të bimëve dhe kafshëve të gjalla, e nëse këto gjenden do të kemi mundësinë të eksplorojmë një botë të huaj brenda botës sonë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share