Pesë viktima nga tërmeti në Meksikë

Zyrtarët meksikanë kanë thënë se së paku pesë persona kanë humbur jetën në një tërmet të fuqishëm që ka goditur vendin, ditën e djeshme.

Tërmeti me magnitudë prej 8.1 ka goditur oqeanin paqësorë dhe ka shkatërruar ndërtesa, duke formuar edhe tsunami, raportojnë zyrtarët amerikanë për studime gjeologjike.

Qendra për parapaljmërimin e tsunameve ka raportuar se tërmeti ka ndikuar që valët të arrijnë deri në 0.7 metra në Meksikë. Sipas tyre, valë të tsunamit u formuan për tre orë në brigjet e paqësorit të disa vendeve të Amerikës qendrore.

Tërmeti kishte epiqendrën në kryeqytetin meksikan, Meksiko, pas të cilit banorët janë zhvendosur nga ndërtesat e tyre.

Tërmeti ëshë regjistruar edhe në Guatemala.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share