Recetë e veçantë për patatet në furrë

Përbërësit:
4 patate mesatare
1 gotë qumësht
1 kokërr vezë
1 lugë miell
2 lugë gjelle vaj ulliri
kripë
piper i kuq
piper i zi
kopër e thatë
4 thelpinj hudhër

Përgatitja: I presim patatet në feta dhe i ziejmë pak. Më pas, i rreshtojmë në tavë. Fillimisht, në një enë përgatisim masën me qumësht, vezë, miell, vaj ulliri dhe i përziejmë së bashku.

Më pas, në masën e përgatitur hedhim të gjitha erëzat dhe e shtojmë sipër patateve, që do t’i fusim në furrën e ngrohur paraprakisht në temperaturën 150 gradë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share