Revani me kadaif

Përbërësit

300 gr kadaif

1 luge te gjelles sheqer pluhur

PER REVANI

3 vezë

1 gote sheqer

1 gote qumësht

1/2 gota vaj

1 vanilje

1 Pluhur pjekje

2 gota miell

1 gote arra

PËR SHERBET

2 gota sheqer

2,5 gota ujë

Hapat

1 Për torte, vezët dhe sheqerin e përziejmë pastaj ia shtojmë përbërësit e tjerë.

2 Enën e pjekjës e lyjemë me vaj, e vendosim gjysmën e kadajifit, përmbi ia derdhim përzierjën e tortës dhe prap përmbi ia vendosim pjesën tjetër të kadajifit.

3 E vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius dhe fillojmë ta përgatisim sherbetin.

4 Sherbetin ia derdhim kadajifit permbi.

Ju bëftë mirë!

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share