Myslimanët mblidhen në Malin Arafat

Gati dy milionë myslimanë janë duke u mbledhur në Malin Arafat, pranë qytetit Meka të Arabisë Sadite, për të shënuar klumin e pelegrinazhit vjetor të Haxhit.

Ky është vendi ku Profeti Muhamed besohet se ka bërë predikimin e fundit, rreth 1,400 vjet më parë.

Haxhi njihet si shtylla e pestë e Islamit dhe është një detyrë fetare për të gjithë besimtarët që mund ta përballojnë udhëtimin dhe fizikisht janë të fortë.

Rituali i sivjetmë ka shënuar rikthimin e besimtarëve iranianë, të cilët nuk kanë marrë pjesë vitin e kaluar.

Ata e kanë bojkotuar Haxhin pasi, në vitin 2015, qindra iranianë kanë humbur jetën nga ikja e turmave.

Në total janë vrarë mbi 2,000 besimtarë, ndërsa vetëm Irani ka raportuar 464 shtetas të tij të vrarë, njofton REL

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share