Main Menu

July, 2019

 

61,2% e qytetarëve të RMV-së, nuk mund të shkojë në pushim njëjavor gjatë vitit

Sipas të dhënave të Eurostatit, 61,2% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nuk mund të shkojnë në një pushim njëjavor në ndonjë vendpushim gjatë vitit, për shkak të kushteve ekonomike. Megjithatë, numri i atyre që nuk mund të shkojnë në pushim ka pësuar rënie në krahasim me vitin 2010 prej kur po bëhet evidentimi statistikor për vendin, kur ajo përqindje ishte 74,2. Në Bashkimin Evropian, në pushim njëjavor nuk mund të shkojnë 28,3% e qytetarëve nga shtetet ,anëtare të Unionet më të vjetra se 16 vjet. Pushim vjetor nuk mundRead More

Share

Besimtarët gostivaras u nisen per ne Haxh

Pasi veshën ihramin, haxhinjtë e Gostivarit, gjithsejt 169 besimtar, meshkuj e femra, nisën sot rrugëtimin e jetës për kryerjen e kushtit të pestë të fesë islame. Ceremonia sivjet u zhvillua te Medreseja e Gostivarit, ku haxhinjtë e ardhshëm së bashku edhe me prijësit e tyre fetar të cilët do të përkujdesen për ata edhe gjatë qëndrimit në vendet e shenjta, në oborrin e medresesë bënë përgatitjet e fundit para nisjes. Koordinatori i sivjetëm nga Muftinia e Gostivarit, referenti Mallzim Zendeli, tha se të gjitha përgatitjet janë bërë me kohë dheRead More

Share

Ja sa orë gjumë ju duhen, varësisht nga mosha juaj

Çdo njeri shpenzon deri 1/3 e jetës së tij në gjumë. Gjumi është një nga treguesit jetësor për shëndetin e njeriut. Por nevojat për gjumë ndryshojnë sipas moshave dhe nuk duhet harruar që ndikohen edhe nga stili i jetës dhe shëndeti. Në disa raste stresi që përjeton një njeri bën që ai mos të flejë aq sa duhet dhe mos të bëjë një gjumë të rehatshëm. Më poshtë po rendisim se sa orë gjumë duhet të flejë një njeri në varësi të moshës së tij. 0-3 muajsh:  14- 17 orëRead More

Share

Lakra e kuqe ka vlera të mëdha ushqyese

Ekzistojnë mbi 300 lloje të lakrave, që rriten në vende të ndryshme. Ne mesin e tyre, ne vendin tonë zakonisht rritet lakra e kuqe, e cila ka marrë ngjyrën e kuqe nga një përbërës i quajtur- anthocyanin. Kjo lloj lakre është e ngjashme me llojet e tjera, vetëm se ka disa vlera ushqyese më shumë se llojet e tjera. Lakra e kuqe, përpos që është shumë e shijshme dhe mund të përdoret për sallata të ndryshme, ajo ka një sasi të lartë të komponentëve ushqyes duke përfshirë këtu vitamina, mineraleRead More

Share

Përfitimet shëndetësore të pjeprit

Pjepri është një frut shumë i përhapur dhe shumë i pëlqyer nga të gjithë. Ky frut mund të përdoret si shtesë e sallatave, ëmbëlsirave apo në formë të supës. Këto janë disa nga benefitet më të rëndësishme shëndetësore, që pjepri ka: Pjepri përmban një numër të madh të vlerave ushqyese– Pjepri përmban një numër të madh të përbërësve ushqyes. Ata përmbajnë 0 yndyrë, përmbajnë shumë pak kalori, vitaminë C, vitaminë B si dhe magnez. Stabilizon shtypjen e gjakut– Në përgjithësi shumë fruta dhe perime kanë aftësi të përmirësojnë shtypjen eRead More

Share

Shkëndija eliminohet nga Liga e Evropës

Shkëndija është eliminuar nga faza kualifikuese për Ligën e Evropës nga Dudelange me rezultat të përgjithshëm 3:2 pas dy ndeshjeve të rundit të dytë kualifikues. Dudelange dhe kampioni i Maqedonisë barazuan 1:1 në Luksemburg në ndeshjen e kthimit të ndeshjes së rundit të dytë kualifikues të martën. Por, fitorja befasuese 2:1 e klubit nga Luksemburgu në ndeshjen e parë në Tetovë, i ndihmoi Dudelangut të tronditë duke e eliminuar Shkëndijën. Rreth dhjetë minuta para fundit, Delgado e kaloi Dudelangun në epërsi, para se Ibraimi ta barazonte rezultat në minutën eRead More

Share

Komuna e Gostivarit njofton:Pazari i kurbaneve sivjet do të jetë në lagjen Fazaneri

Me qëllim të ruajtjes së pastërtisë dhe vënies rend në shitjen e kurbaneve, Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Ndërmarrjen “Progres pazari”, si lokacion për shitjen e kurbaneve të Bajramit e ka caktuar Pazarin e kafshëve në lagjen Fazaneri. Njoftohen blegtorët se lokacionin në fjalë do të mund ta shfrytëzojnë pa kompensim dhe se shitja e kurbaneve jashtë lokacionit të caktuar, ndalohet rreptësisht. Inspektorati komunal do të jetë aktiv në terren dhe do të ndërmarrë masa përkatëse kundër shkelësve të ligjit për pastërti publike.

Share

Këto janë pesë arsyet e thjeshta pse nuk po ju zhduken puçrrat nga fytyra

Nëse vuani nga puçrrat e fytyrë si një i rritur ose një adoleshent, mund të keni provuar të gjitha llojet e produkteve për të pastruar lëkurën tuaj. Dhe nëse je këtu, ka mundësi që këto produkte nuk po funksionojnë Këtu janë pesë arsye që i japin ekspertët për të gjithë ju që keni probleme me aknet. Ju nuk e kuptoni fytyrën tuaj Një nga çështjet më të mëdha që shohim me njerëzit që vuajnë nga puçrrat është se ata nuk e kuptojnë fytyrën e tyre, çfarë e shkakton, çfarë kaRead More

Share

Nektarina, fruti që pastron gjakun dhe shëron sëmundjet

Përveç përdorimit në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme, nektarina renditet edhe si një frutë kuruese. Në mjekësinë popullore përdoren nektarinat, të cilat janë të pasura me shumë vlera ushqyese. Nektarinat përdoren të freskëta ose të thata, si dhe të përpunuara në trajtë kompostoje, reçeli dhe lëngu. Fruta e freskët ka vlera të mira ushqimore. Ajo përmban rreth 14 për qind sheqerna, acide organike, albumina, pektinë, kripëra minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si A, vitaminë B1, B2, PP, C etj. Në frutat e thata sasia eRead More

Share

Shtatë arsye për të ngrënë karrota çdo ditë

Dihet që perimet janë shumë të dobishme për ne. Por a e dini që duhen ngrënë karrota çdo ditë? 1. Kanë veti anti-inflamatore Një nga arsyet më të rëndësishme, pse duhen konsumuar karrotat, është kapaciteti anti-inflamator. Ato ndihmojnë në parandalimin e dhimbjeve te trupit, dhimbjen e kokës e të stomakut. Mund ti hani të pagatuara ose të pjekura, ky funksion nuk i humbet. 2. Luftojnë kancerin Karrotat janë të pasura me vitaminë C dhe vitaminë A, në formën e beta-karrotenit, që njihen për stimulimin e rruazave të bardha të gjakut.Read More

Share

Share