Main Menu

Saturday, June 1st, 2019

 

Liverpool fiton Champions League për herë të 6, mposht 2-0 Tottenhamin

Liverpooli rikthehet në majën e futbollit europian, pasi mposht në finalen emocionuese të Champions League rivalët anglezë të Tottenhamit. Gjithçka nisi në mënyrën më të papritur dhe të paimagjinueshme për “The Reds”, të cilët e panë veten në avantazh që në minutën e dytë të takimit, pas një 11-metërshi të diskutueshëm të akorduar pas vetëm 21 sekondash lojë. Ndeshja do të ishte e dyluftuar, me raste të shumta dhe me një lojë shumë fizike, duke nxjerrë në pah karakteristikën kryesore të futbollit britanik, por pjesa e parë nuk do tëRead More

Share

Kuds, mbi 400 mijë besimtarë falën namazin e Natës së Kadrit në Al-Aksa

Përkundër ndalesave, presionit dhe masave të sigurisë së forcave izraelite, qindra mijëra muslimanë palestinezë erdhën në Al-Aksa për të shënuar natën më të mrekullueshme të vitit, natën që është më e vlefshme se një mijë muaj. Mbi 400.000 muslimanë, shënuan mbrëmë në kompleksin Al-Aksa në Kuds, njërën nga netët më të rëndësishme në kalendarin islamik, natën e Lejletu-l-Kadr, që është nata më e përzgjedhur e vitit, raporton Anadolu Agency (AA). Kudsi Lindor në të cilin ndodhet xhamia Al-Aksa, është Kibla (orientimi) e parë nga e cila janë drejtuar muslimanët gjatëRead More

Share

Pamjet e para, si u tronditën banesat nga lëkundjet e forta të tërmetit…

Janë siguruar pamjet e para të lëkundjes së fortë të tërmetit sot në rajonin e Korçës dhe më gjerë. Siç shikohet edhe nga video e siguruar nga Mapo, lëkundja ka qenë aq e fortë sa banesa është tronditur e gjitha. Deri më tani numërohen mbi 100 banesa të dëmtuara nga të cilat 50 prej tyre kanë qenë të banuara. Tërmeti i sotëm kishte një magnitudë prej 5.3 ballë të shkallës rihter. Në video duket një banesë private e cila lëkundet e gjitha nga goditja sizmike. Më i prekuri nga dëmetRead More

Share

Rregullat e reja në futboll, që hynë në fuqi nga dita e sotme

Rregullat e reja tashmë janë në fuqi për Kampionatin Botëror të U20 që është duke u zhvilluar, teksa do të shqyrtohen nga organet përkatëse të FIFA-s. Ndërkohë finalja e sotme mes Liverpulit dhe Totenhemi do të luhet me rregullat e “vjetra”. JA RREGULLAT E REJA TË FUTBOLLIT: -Rregulli i parë ka të bëjë me prekjen e topit prej gjyqtarit. Nëse prej atij aksioni realizohet një sulm tjetër për kundërshtarin dhe shënohet gol, atëherë topi i kthehet ekipit që e kishte në zotërim. -Për të shmangur sjelljet anti-sportive, sulmuesit duhet tëRead More

Share

Donald Trump mbështet Boris Johnson në garën për kryeministër

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se Boris Johnson do të ishte zgjidhje e përkryer për udhëheqjen e Partisë Konservatore. Në një intervistë për gazetën “The Sun”, para vizitës në Mbretërinë e Bashkuar, Trump tha se “mendoj që Boris do të bënte një punë shumë të mirë”. Komentet e tij vijnë pas futjes në garë të Sajid Javid, Sekretar i Brendshëm, i cili kishte deklaruar më parë se duhet të mbahet një referendum i ri, zgjedhje të reja dhe tërheqja e Artikullit 50 nga procesi i Brexit. NdërsaRead More

Share

Data për negociata me Maqedoninë është test për kredibilitetin e Bashkimit Evropian

Pas katërmbëdhjetë vjet pritje për Bashkimin Evropian si vend kandidat, për herë të parë data për negociata me BE-në për Maqedoninë e Veriut në tërësi varet nga vendet anëtare dhe nga vizioni i tyre për të ardhmen e politikës së zgjerimit drejtë Ballkanit. Vitin e kaluar, pas rekomandimit të Komisionit Evropian deri te vendet anëtare të BE-së se duhet t’i hapin negociatat për anëtarësim me Maqedoninë dhe Shqipërinë, dy vendeve iu ishin dhënë detyra reformuese shtesë, me angazhim nga ana e ministrave të BE-së se në qershor të vitit 2019,Read More

Share

“Tregu i bamirësisë”, mundësi për të kontribuuar për fëmijët që janë në nevojë

Shoqata për Art dhe Kulturë Silindart- North Macedonia në bashkëpunim me ADI organizon punëtori arti “atelje humanitare” me nxënës të shkollave të mesme komunale të Gostivarit. Në kuadër të organizimit “Ditët e kulturës çeke” do organizohet edhe një punëtori arti ku sot në mbrëmje do të hapet ekspozita me ankand shitës në Filarmoninë e Maqedonisë së Veriut. Mes tjerash, piktori Burhan Ahmeti do të bëjë vizatime me fëmijët që do të jenë prezent atje dhe më pas do t’i shesin mes vizitorëve të tregut për qëllime bamirësie. Në mbrëmje organizohetRead More

Share

Tragjike, ish-ylli i Real Madridit dhe Arsenalit humb jetën në aksident

Ish-futbollisti i Arsenalit dhe Real Madrid, Jose Antonio Reyes ka ndërruar jetë pas një aksidenti. 35 vjeçari këtë sezon ishte pjesë e skuadrës Extremadura që bën gara në rangun dytë të futbollit spanjoll, ka ndërruar jetë pas një aksidenti të shtunën mbrëma. Ai ka luajtur edhe me skuadrat e Real Madrid, Espanyol dhe Atletiko Madrid.

Share

Plas në rrjetet sociale, kjo shenjë që po i çmend të gjithë

Një përdoruese e Twitter ka pyetur vajzat nëse kanë të njëjtën shenjë të vogël në kyçin e dorës së tyre dhe tani të gjithë po shpërndajnë fotografitë e njejta. Gjithçka filloi kur një përdoruese në Twitter ka postuar disa fotografi të kyçeve të duarve të saj dhe disa personave të afërm të saj, pasi kanë zbuluar se të katërtat kanë nga një shenjë në mes të kyçit në të njejtin vend. Ajo me këtë postim ka pyetur ndjkëset e saj nëse edhe ato kanë të njejtën shenjë. Dhe, postimi moriRead More

Share

E vetmja zgjidhje kur keni ndjesinë e fryrjes së barkut

Sa herë që ke ndjesinë e fryrjes së barkut ose je e shqetësuar nga gazrat në zorrë, shkaku mund të jenë ëmbëlsirat ose edhe alkooli gjatë fundjavës. Por një pastrim i shpejtë i organizmit, është shumë më i lehtë nga sa e ke menduar. Beson ose jo, nuk ka nevojë të shpenzoni shumë me lloj – lloj metodash që mund të promovohen në mediat sociale. Në vend të tyre, niseni fundjavën me këtë çaj detox të shpejtë dhe të lehtë. Përbërësit: -1/4 lugë çaji shafran i Indisë Pak piper iRead More

Share

Share