Main Menu

May, 2019

 

Kryetari Taravari priti përfaqësues të lartë të Komandës ushtarake evropiane të SHBA-ve

Bashkëpunimi për realizim të suksesshëm të ushtrimit të përbashkët të kombinuar të forcave ushtarake të SHBA-ve dhe RMV-së ishte qëllimi i vizitës së sotme të përfaqësuesve të lartë të Zyrës për bashkëpunim ushtarak me SHBA – Komanda evropiane. Përfaqësuesit e lartë amerikanë të shoqëruar nga përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes së RMV-së, udhëheqësisë për organizimin e manovrës ushtarake dhe nga Sektori i policisë rrugore pranë Stacionit policor në Gostivar, u pritën nga kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari dhe biseduan në lidhje me përgatitjet e nevojshme paraprake për realiziminRead More

Share

U votua propozimi për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski, deputetët e VMRO-së nuk votuan

Me pesë vota “për” Komisioni për Çështjen e Mandateve-Imunitetit e votoi propozimin për marrjen e mandatit të deputetit në arrati, Nikolla Gruevski, me bazë se ai mungon pa arsye në Kuvend më shumë se gjashtë muaj. Debati ka zgjatur vetëm gjysmë ore dhe vetëm disa deputet kanë marrë fjalë, pa diskutim më të madh. Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk votuan as “pro” as “kundër” për propozimin, por nuk ishin as të përmbajtur. Seancën e udhëheqi nënkryetarja Snezhana Kaleska- Vançeva sepse ish-kryetari i Komisionit, Pavle Bogoevski javën e kaluar dha dorëheqje pasRead More

Share

Lajme të mira, KE-ja rekomandoi nisjen e negociatave me RMV-në

12:00- Eurokomisari Johane Han, në konferencën për media që është duke u mbajtur tash, para deputetëve të Parlamentit Evropian (PE) ka rekomanduar nisjen e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, transmeton Portalb.mk. Hani ka theksuar se RMV-ja duhet të merret si një shembull i artë, pasi që ajo i ka realizuar reformat dhe ka arritur marrëveshjen historike me Greqinë dhe me Bullgarinë. Për Shqipërinë rekomandimi i negociatave vjen për shkak të reformave gjyqësore. Më pas në orën 12:45 Johanes Han së bashku me Federika Mogerinin do të mbajnëRead More

Share

Prej sot dorëzohen dokumentet për ndihmë dhe pension social në Maqedoninë e Veriut

Të gjithë personat të cilët janë në rrezik social sot mund të paraqiten në qendrat kompetente për punë sociale, të parashtrojnë kërkesa në mënyrë që të mund t’i marrin kompensimet e reja të parapara me reformën sociale. Pagesa e të drejtave sociale, sipas ligjeve të reja, fillon gjatë muajit të ardhshëm, ndërsa ndihma rritet për rreth 300 për qind. Me reformën, brenda vitit në buxhet janë paraparë dy miliardë denarë. Sipas MPPS-së, me reformën janë përfshirë të gjithë të cilët deri më tani kanë marrë ndihmë sociale, amvisëritë me fëmijëRead More

Share

Me brohoritje dhe fyerje e kanë përcjellë në burg politikanin më të fuqishëm të Rumanisë

Politikani më i fuqishëm i Rumanisë, Liviu Dragnea, iu dorëzuar autoriteteve policore kokëulur, pasi u shpall fajtor për korrupsion nga gjykata më e lartë e vendit. Ai u përcoll nga një valë protestuesish që e sulmuan veturën e tij me letra tualeti dhe ia tregonin prangat teksa ai i shihte nga xhami i veturës. Pamja që shfaqte protestuesit të gëzuar, u shpërnda me të madhe dhe bëri bujë në Europë. Arrestimi i tij ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në shtëpinë e tij luksoze në Bukuresht. Ai ra ngaRead More

Share

Lëkundje tërmeti, panik edhe në Francë

Një tërmet i fuqishëm 4.3 ballë goditi Zvicrën perëndimore në kufi me Francën, me epiqëndër liqenin e Gjenevës, shumë afër Lozanës. Si në Lozanë dhe në Gjenevë, njerëzit dolën në rrugë të frikësuar. Për momentin nuk njoftohet për dëme.

Share

Politikani provokon myslimanët, shkel me këmbë dhe gris Kuranin-reagon muslimani

Lideri i një partie të së djathtës ekstreme në Finlandë në përpjekje për të tërhequr votuesit islamofobë, ka grisur një kopje të Kuranit në publik. Fillimisht ai e ka hedhur në tokë dhe më pas e ka shtyrë me këmbë, duke provokuar hapur besimtarët myslimanë pikërisht në muajin e Shenjtë të Ramazanit. Marco De Wit, lider i partisë “Populli Finlandez i Pari”, një parti e vogël me qëndrime anti-emigratore që nuk ka asnjë deputet në Parlament, bëri një veprim “zjarrvënës” në Helsinki të dielën, pasi në prani të një numriRead More

Share

Sulm me thikë në Japoni ndaj nxënëseve, vdesin një 11 vjeçare dhe një 39 vjeçar

Një nxënëse dhe një burrë janë vrarë dhe 16 vajza të reja janë plagosur si pasojë e therjes me thikë në një autobus afër Tokios, Japoni, të martën, ka bërë të ditur transmetuesi kombëtar japonez NHK duke cituar autoritetet të kenë thënë, ndërsa një i ndaluar në vend të ngjarjes po ashtu ka vdekur. Vajzat, të moshave nga 6 në 12 vjeçe, ishin nxënëse në një shkollë private katolike në qytetin Kawasaki, në jug të Tokios, dhe po hipnin në autobusin e shkollës kur i dyshuari i sulmoi ato, theksonRead More

Share

Pronari i “Nefa Mebel” thotë se do të ju kthehen paratë qytetarëve dhe do të paguhen pagat e të punësuarve

Pas bankrotimit të kompanisë “Nefa Mebel” e cila mashtroi shumë qytetarë, me ç ‘rast disa nga klientët mbetën pa mobilet e porositura ndërsa nuk iu kthyen as paratë për të njëjtat, investitori rus Andrej Hodasheviç premton se si pronar i holdingut, do të sigurojë buxhet për kthimin e parave dhe se deri më 31 maj do t’i paguaj paratë në llogarinë e kompanisë serbe me qëllim që të kthehen paratë e atyre të cilët kishin porositur mobilje si dhe të paguhen pagat e të punësuarve, transmeton Skopje1.mk. Ndërkaq më shumëRead More

Share

Ndërhyrja e policisë në veri të Kosovës, Vuçiç urdhëron vendosjen e ushtrisë në gjendje gatishmërie

Situata në Veri të Kosovës duket mjaft e tensionuar, ku mediat vendase raportojnë se deri më tani numri i policëve të plagosur ka shkuar në 4 nga të shtënat me armë. Ndërkohë, Radio Televizioni i Serbisë, duke iu referuar burimeve të paidentifikuara, raporton se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, urdhëroi vendosjen e të gjitha njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë në gjendje të plotë të gatishmërisë luftarake. Lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës, në Beograd po mbahet mbledhja e Këshillit për Siguri Kombëtare, të cilën po e kryeson presidentiRead More

Share

Share