Main Menu

Sunday, February 10th, 2019

 

Ministria e Kulturës: Nesër do të fillojë shqyrtimi i projekteve të refuzuara

Që nesër, komisionet në ministrinë e Kulturës do të fillojnë të me shqyrtimin e të gjithë aplikacioneve të refuzuara. “Ju njoftojmë se nesër (11.02.2019) me fillim në orën 10:00 në hapësirat e ministrisë së Kulturës, do të fillojnë me punë të gjitha komisionet profesionale të veprimtarive të veçanta të cilat do të kenë për detyrë që përsëri t’i shqyrtojnë të gjitha aplikacionet që ishin refuzuar në konkurset vjetore të Ministrisë së Kulturës për vitin 2019”, thonë nga ministria e Kulturës. Vendimet për të gjitha aplikacionet e refuzuara do të anulohen,Read More

Share

Simovski: Regjistrimi i popullsisë do të jetë pa përkatësinë etnike për të mos pasur ndikime politike

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika Apostol Simovski, në intervistë për Lasat, thotë se regjistrimi i popullsisë duhet të kalojë pa ndikime politike. Ai thotë se kjo është një nga arsyet pse nuk është e nevojshme përkatësia etnike e qytetarëve në regjistrimin e popullsisë. Ai thotë se në regjistrimin e fundit ka pasur ndikim politik dhe për këtë shkak ka dështuar ndërsa tani të gjitha aktivitet do të orientohen për të mos ketë ndikime të mundshme politike. Regjistrimi, sipas Simovskit, është operacion statistikor që duhet të mbetet si i tillë,Read More

Share

Këta janë kandidatët demokratë që garojnë për president të Amerikës

Me një diversitet rekord prezantohen kandidatët e shumtë në numër nën siglën demokrate për të sfiduar republikanin Donald Trump në presidencialet e 2020. Në vijim ju sjellim listën e kandidatëve të parë që hyjnë zyrtarisht në arenën zgjedhore. Elizabeth Warren 68-vjeçe, senatorja e Massachusetts starton garën përkrah figurave të rëndësishme të demokratëve. Duke sfiduar polemikën mbi origjinën e saj të largët amerikano-indiane, ish-pedagogia e drejtësisë në Harvard, e cilësuar “Pocahontas” nga presidenti Donald Trump zyrtarizoi kandidaturën e saj më 2 shkurt. Ajo u spikat për kritikat e artikuluara ndaj gabimeveRead More

Share

Pendarovski dhe Dimitrov favorit absolut për zgjedhjet presidenciale. Sela i treti me 5.4 %.

Në pyetjen se nëse mbahen nesër zgjedhjet presidenciale, numri më i madh i të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin për Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski. Në favor të Zaev janë përgjigjur gjithsej 12.7 për qind të anketuarve, ndërsa 7.8 për qind në favor të Mickoskit. Kështu janë përgjigjur qytetarët në anketën e organizuar nga TV Telma. Siç dihet, liderët e dy partive më të mëdha janë deklaruar se nuk do të garojnë në zgjedhje, prandaj si favorit për të fituar zgjedhjet janë Nikolla Dimitrov me 6.9 për qind,Read More

Share

Tirana të enjten ratifikon Protokollin për anëtarësimin në NATO

Kuvendi i Shqipëri të enjten pritet ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Kryeparlamentari Gramoz Ruçi pas takimit me të ngarkuarin me punë të Maqedonisë në Tiranë, deklaroi se Shqipëria ashtu siç ka premtuar do të jetë ndër vendet e para që do të ratifikojnë Protokollin. Qeveria shqiptare sipas Ruçit tashmë e ka miratuar vendimin, i cili ka arritur në Kuvend dhe do të ratifikohet me procedurë të përshpejtuar. “Data e parë e mundshme për këtë ratifikim është seanca e javës së ardhshme, 14 shkurt. Pavarësisht klimës politikeRead More

Share

Osmani i emocionuar: Falenderoj Zotin për gjithçka, tani synoj evropianin për senior

Sukseset për karateistin nga Gostivari Doan Osmani nuk kanë të ndalur. Osmani sot u shpall kampion Evrope në U21 në kategorinë deri në -75 kg, i cili u mbajt në Alborg të Danimarkës prej 8 deri më 10 shkurt. Gostivarasi në finale ishte superior, duke mposhtur karateistin nga Gruzia Nikita Beljavski me rezultatin bindës 4:0 Kampioni i dyfishtë ballkanik në U21 u shpreh i emocionuar për këtë sukses, duke falenderuar Zotin, trajnerin e tij Arlind Huesinin dhe të gjithë ata të cilët e kanë përkrahur gjatë rrugëtimit të tij drejtRead More

Share

Në vendkalimin Bogorodicë ndryshohet tabela me emrin e vendit, tashmë zyrtarisht ‘Maqedonia e Veriut’

Ashtu edhe si ishte lajmëruar ndryshimi i emrit ka nisur të aplikohet në vendkalimet kufitare. Tabela ku shkruhet Maqedonia e Veriut tashmë është ndryshuar në vendkalimin kufitar Bogorodicë e që zyrtarisht pritet të lëshohet nesër pasiqë nga nesër pritet edhe nota zyrtare nga Athina që të fillohen procedurat për aplikimin e emrit të ri të vendit.

Share

Vidhen para në një shtëpi në Vrapçisht

Me 09.02.2019 në periudhën nga ora 19.30 deri në ora 20.10 në fshatin Vrapcisht, është lajmëruar se në shtëpinë në pronësi të Sh.S.(56) një kryerës i panjohur duke përdorur forcën fizike e ka hapur derën dhe ka vjedhur para. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Share

Taravari: Partitë shqiptare të dalin me kandidat të përbashkët në zgjedhje

Nënshkrimi i Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO është një zhvillim i rëndësishëm për sigurinë në rajon, thotë Arben Taravari, Kryetar i Komunës së Gostivarit. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Taravari, që mban edhe postin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë Aleanca për Shqiptarët, tha se partitë shqiptare duhet të dalin me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet presidenciale të 21 prillit në Maqedoninë e Veriut. Ai ishte në Uashington, ku mori pjesë në Lutjet Kombëtare të Mëngjesit. Me zotin Taravari bisedoi kolegu FestimRead More

Share

Një i vdekur nga zënka mes familjeve nga Maqedonia në Austri

Një zënkë ka ndodhur në një lokal shisha bar në Austri. Një 29-vjeçar nga Maqedonia ka vdekur pas lëndimeve të marra nga zënka, shkruajnë mediat austraike, përcjell albinfo.ch. Sipas raportimeve, e gjitha kishte filluar të premten në mbrëmje në një shisha bar, ku janë pëdorur edhe thika e shkopinj. Sipas mediave austriake, zënka ka ndodhur mes dy familjeve maqedonase, e cila ka përfunduar me një të vdekur, përcjell albinfo.ch. Gjithmonë sipas raportimeve, viktima është therur disa herë dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Redaksia e albinfo.ch merr vesh se bëhetRead More

Share

Share