Main Menu

February, 2019

 

Komuna e Gostivarit do të japë mbështetje prej 3,5 milion denarë për FK Gostivari dhe KB Gostivari

Me votimin e vendimeve për mbështetje financiare në seancën e fundit të këshillit të Komunës së Gostivarit, ekipit të ligës së dytë Gostivari dhe ekipit të ligës së parë KB Gostivari do t’u ndahen gjithsej 3,5 milionë denarë. Drejtoria e Klubit të basketbollit Gostivari shtroi kërkesë në vetëqeverisjen lokale për ndihmë financiare urgjente në lartësi prej 3,5 milionë denarë. Me kërkesë, anëtarët e këshillit u përgjigjën për miratimin e vendimit për ndarjen e 1,5 milionëve, pasi siç u tha, në buxhetin për mbështetjen e sportit janë paraparë 7,2 milionë denarë.Read More

Share

Njoftim për ndërprerjen e ujit

Për shkak të një defekti në tubacionin kryesor, që ka ndodhur në ora 15:30, ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm do të ketë të paktën për rreth 4-5 orë, respektivisht deri në shmangien e plotë të defektit. Kjo nënkupton se pa ujë të pijshëm do të mbetet i gjithë qyteti i Gostivarit dhe fshatrat përreth, të cilat furnizohen nga ujësjellësi i qytetit, njoftojnë nga NP “Komunalec Gostivar”. Komuna e Gostivarit kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

Share

Aksidenti në Llaskarcë, sigurohen shumë dëshmi

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski paralajmëroi përfundimin e hetimit të aksidentit tragjik në në Llaskarcë. Sipas tij, MPB-ja me kërkesë të Prokurorisë është në përfundim e sipër të raporteve dhe ekspertizave voluminoze, në bazë të të cilave pritet të merret vendimi i organet ndjekës. Spasovski tha se shoferi i “Durmo Tursit” që po ngiste autobusin ditën e aksidentit, po ruhet nga forcat policore sepse i njëjti është kërcënuar me jetë. Ende po punojmë për zbardhjen e rastit sipas udhëzimeve që i marrim nga Prokuroria Publike . Janë mbledhur shumë materiale,Read More

Share

Zaev – Ahmeti, pas marrëveshjes përfolen 4 kandidatë

Kryeminstri Zaev dhe lideri i BDI-së arritën një marrëveshje që në zgjedhjet presidenciale të shkojnë mee kandidat të përbashkët. Pas takimit të tyre Ahmeti tha se në ditët në vazhdim do të përcaktohen për njërin nga emrat që përfolën tashmë në media respektivisht Radmilla Shekerinsklën, Nikolla Dimitrovin, Oliver Spasovskin apo Stevo Pendarovski. “U dakorduam që në këto zgjedhje të dalim me kandidat të përbashkët. Kishim takim të rëndësishëm përmbajtjesor, bëmë analizë esenciale, vendosëm se duhet vënë një standard në vendin tonë. Edhe pse për këtë kishte tentime edhe më parë,Read More

Share

Arrestohet 22 vjeçari që publikonte fotografi intime të ish të dashurës në Facebook

Zyra e jashtme për punë kriminale në Gostivar ka ngritur padi penale kundër B.D.(22) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ shantazhim”. Në periudhën nga gushti i vitit 2018 deri me 25.02.2019, i padituri, duke u kërcënuar se në rrjetet sociale do të publikoje fotografi intime, e ka detyruar ish të dashurën e saj nga Gostivari që t`ia jep rreth 400 euro. Me 25.02.2019 zyrtarët policor e kanë arrestuar të paditurin.

Share

Sela: Ka tentim për ta heshtur zërin e opozitës në Kuvend

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela reagoi gjatë zhvillimit të seancës për pyetje deputetësh, për shkak se, siç tha ai, ka tentim për të heshtur zërin e opozitës shqiptare, me faktin se përfaqësuesit e opozitës shqiptare çdo herë radhiten nga numri tetë e më tej. “Ziadin Sela është radhitur në nr 17. Është mëse e qartë se duan ta heshin zërin e opozitës. Unë jam lider partie. Çdo herë opozita shqiptare radhitjen e ka pasur nga numri 8 e më tej. A është kjo për shkak që duani tëRead More

Share

Rikthehet Ramos, Umtit forcon mbrojtjen katalonase

“El Clasico” e sontme në Madrid do të jep emrin e skuadrës së parë finaliste të Kupës së Spanjës. Reali ka rezultat pozitiv nga ndeshja e parë dhe para publikut të vet do të mundohet të eliminojë rivalin e përbetuar. Skuadra katalonase do të mbrojë titullin, që e fiton në katër vitet radhazi, ndërsa Reali do të kërkojë finale e parë pas vitit 2014, kur në stadiumin “Mestalja” mundi Barcelonën me 2-1. Isko dhe Lorente do të mungojnë te Reali ndërsa në ekip rikthehet Serhio Ramos. Tek Barcelona në mbrojtjeRead More

Share

Ushqimet e sigurta që duhet të konsumojmë

Ushqimi që konsumojmë çdo ditë përcakton shumë gjëra për ne dhe për jetën tonë. Ushqimi luan rol kyç në shëndetin tonë dhe në energjin që kemi për aktivitete të përditshme. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ushqimi adekuat mund të rritë nivelet tona të produktivitetit me mbi 20 për qind. Andaj, rëndësia e të ushqyerit të shëndetshëm dhe me produkte të sigurta është shumë e madhe për ne Produktet e sigurta dhe me benefite na ofrojnë një jetë më të shëndetshme, më aktive dhe më të lumtur. Produktet e tilla vijnëRead More

Share

Ivanov do t’ju ndajë medalje për trimëri katër ushtarëve që ndihmuan për shpëtim pas aksidentit tragjik

Emini Xhelal Omer, Rexhepi Muharem Bujamin, Feta Nejazi Semir, Salihi Fihat Seladin do të marrin medalje për trimëri nga presidenti i shtetit Gjorge Ivanov sepse si ushtarë profesionist të Armatës së Republikës së Maqedonisë kanë ndihmuar gjatë nxjerrjes së udhëtarëve nga autobusi i “Durmo Turs” i cili u rrokullis në fshatin Llaskarcë. Në shpjegimin e dekretit të nënshkruar shkruan se medaljet ndahen për “trimërinë e jashtëzakonshme të treguar, kontributin  në nxjerrjen dhe dhënien e ndihmës mjekësore në kohë.

Share

Pas SHBA-së edhe Bashkimi Evropian dërgon një delegacion të lartë në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian duken të vendosur që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel të vazhdojë sa më parë që të jetë e mundur. Sot në Kosovë do të arrijë një delegacion i lartë shtetëror nga Shtëpia e Bardhë. Ky delegacion i udhëhequr nga John Erath, kryshefi për çështjet evropiane në Këshillin Kombëtar të Sigurisë Amerikane, pritet të takohet me krerët institucionalë. Bashkë me Erath ka udhëtuar edhe drejtori për çështje të Evropës në Këshillin Kombëtar, William Berkley, transmeton Zëri. Përveç këtyre në Serbi e KosovëRead More

Share

Share