Main Menu

Saturday, January 12th, 2019

 

Merkel në Athinë: Sot vini në një Greqi krejtësisht tjetër

Angela Merkel, ndryshe nga vizita e vitit 2014, u prit kësaj here me shumë mirënjohje në Athinë. Tsipras dhe Merkel bëjnë bilancin e një marrëdhënie të trazuar e jo pa konflikte në katër vitet e fundit. Bllokime të përkohshme të policisë dhe një demonstratë me ndoshta 200 pjesëmarrës, kaq, më shumë nuk mund të përmendet për situatën e sigurisë gjatë vizitës së kancelares Angela Merkel në Athinë të enjten e të premten (10-11.01.). Një program kontrastues krahasuar me vizitën e saj në vitin 2014. Angela Merkel u prit atëherë meRead More

Share

Të gjitha dokumentet do të duhet të ndërrohen në Republika e Maqedonisë së Veriut

Pasi që u miratua emri i ri Republika e Maqedonisë së Veriut, të gjitha dokumentet zyrtare që qarkullojnë për përdorim ndërkombëtar si: Pasaporta, patent shoferi, memorandumet, dokumentet doganore) duhet patjetër të ndrrohen në afat prej 5 viteve. Ndërsa ato dokumente për qarkullim të brendshëm si letërnjoftimet, certifikatat, shtetësitë duhet të ndrrohen paralelisht me hapjen e kapitujve adekuat negociues për anëtarësim në BE. Kryeministri Zoran Zaev ky proces do të nis gradualisht duke përfshirë të gjitha dokumentet personale të qytetarëve, por edhe dokumentet zyrtare, pasi që bëhet fjalë për zgjidhje meRead More

Share

Ahmeti: Koha për paqë, për NATO, SHBA dhe Evropë

Një ditë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, kreu i BDI-së Ali Ahmeti, i është drejtuar qytetarëve me një mesazh, të postuar në fejzbuk. Porosinë e Ahmetit, gazeta Lajm e publikon në tërësi. Ja çfarë thuhet në të: Të nderuar qytetarë, Janari i vitit 2019 shënon 100 vjetorin e nisjes së Konferencës Paqësore të Parisit me të cilën tentoheshte t’i vihet fund Luftës së Parë Botërore dhe rendit të atëhershëm botëror. Kjo konferencë asnjëherë në të vërtetë nuk e përfundoi Luftën e Parë Botërorë dhe nuk na mësoi se si bëhetRead More

Share

ASH: Ne jemi pjesë kyçe e procesit të integrimit për NATO dhe BE

Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një komunikate për media bën të ditur se kjo parti jo vetëm që ka mbështetur por ka qenë pjesë përbërëse e Ndryshimeve Kushtetuese, duke përkrahur referendumin dhe duke votuar në Kuvend për Marrëveshjen e Prespës e cila kishte të bëjë me Marrëveshjen e Greqisë dhe të Maqedonisë për zgjedhjen e kontekstit të emrit. “ASH në mënyrë aktive këtë proces që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës më 12 qershor 2018, duke siguruar njëkohësisht që shqetësimet kryesore të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë të adresohen gjatë amandamentimitRead More

Share

Ivanov nuk mund të bllokojë ndryshimet kushtetuese për emrin, ja pse

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov nuk do të ketë mundësi të bllokojë ndryshimin e emrit të shtetit sepse kuvendi paralelisht me amandamentet kushtetuese ka miratuar edhe vendim sipas të cilit ndryshimet kushtetuese do të shpallen në gazetën zyrtare të Maqedonisë. Kryeministri Zaev mes tjerash shtoi: “Falë zoti, nuk duhet nënshkrimi i presidentit të shtetit Gjorge Ivanov”.

Share

Lëvizja BESA: Këto janë të arriturat tona

Lëvizja BESA e drejtuar nga Bilall Kasami ka bërë të ditur se me përpjekjet e mëdha ka arritur që të plotësojë pjesën e disa kërkesave në kuadër të ndryshimeve kushtetuese, por sipas saj, me rëndësi është se çështja shqiptare ka mbetur e hapur dhe do vijojnë bisedimet. “Këto janë të arriturat e Lëvizjes Besa: 1. Shtetësia për shqiptarët garantohet 2. Në letërnjoftime do qendrojë SHQIPTAR 3. Diasporën shqiptare nga Maqedonia e futëm në Kushtetutë 4. Nuk e mbyllëm kapitulin për të drejtat e shqiptarëve 5. Lëvizja Besa vulosi ardhmërinë eRead More

Share

BE & NATO: Maqedonia e vendosur të ecë përpara

Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini dhe eurokomisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn përshëndetën parlamentin maqedonas për “hapin e rëndësishëm ndaj zbatimit të  Marrëveshjes së Prespës”. “Liderët politikë dhe qytetarët treguan përgjegjësinë e tyre për ta kapur këtë moment unik historik për zgjidhjen e një prej mosmarrëveshjeve më të vjetra në rajon dhe me vendosmëri të lëvizin përpara në rrugën drejt BE-së”, theksojnë Mogherini dhe Hahn. ”BE-ja mbështet fuqishëm Marrëveshjen e Prespës, që është shembull për pajtim për rajonin dhe për tërë Evropën”, theksojnë ata. ”BE-ja mbetet e përkushtuar fuqimisht përRead More

Share

Sot hyn në fuqi Maqedonia e Veriut, vendimi nuk shkon tek Ivanovi

Vendimi i miratuar nga Kuvendi i Maqedonisë për ndryshimet kushtetuese dhe shpalljen e tyre nuk shkon për verifikim tek presidenti i vendit Gjorgje Ivanov. Për faktin që vendimet për shpalljen e ndryshimeve kushtetuese i miraton Parlamenti dhe ato shpallen më pas në Gazetën zyrtare. Këtë e ka bërë të ditur edhe kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi. Sipas tij, prej sot vendimet do të shpallen dhe me këtë rrumbullaksohet procesi në Maqedoni. “Loja në gjysëm fushën tonë ka mbaruar, tani do të duhet të mbyllet loja në gjysëmfushën greke, e cilaRead More

Share

E gjithë bota uron Maqedoninë e Veriut: U mbyll një plagë konflikti në Ballkanin e trazuar

Mbrëmja e të premtes ishte një ditë historike për Maqedoninë por edhe Ballkanin pasi u mbyll më në fund një plagë e hapur dhe një koflikt I gjatë. Kuvendi këtij vendi, miratoi ndryshimet kushtetuese sipas të cilave ky vend tani e tutje do të quhet Maqedonia e Veriut.Ky hap për të cilin ishte investuar në dekada gjithë bota perëndimore është përshëndetur njëzëri nga shumica e liderëve të vendeve europiane, organizata botërore dhe më tej.Urimet e para, për votimin që ndryshoi emrin dhe historinë e fqinjit tonë bazuar në marrëveshjen eRead More

Share

Ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda në rrugën Dibër-Strugë dhe Tetovë-Kodra e Diellit

Trafiku në rrugët shtetërore vazhdon të zhvillohet në rrugë të lagështa, me mbetje të dëborës. Për disa rrugë është hequr ndalesa për automjetet e rëndatë, ndërsa për një pjesë ende mbetet në fuqi. Ndalesë për lëvizjes e kamionëve ka në drejtim të rrugës Dibrë-Strugë, ndërkohë që ndalesë trafiku për autobusë ka në rrugën Tetovo-Kodra e Diellit, informojnë nga AMSM. Ndërsa që nga ora 08:30 është hequr ndalesa për lëvizjen e automjeteve të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër në të dy drejtimet. Intensiteti i trafikut në rrugët rurale është mesatar. Nuk kaRead More

Share

Share