Main Menu

Friday, January 11th, 2019

 

Ndryshohet Kushtetuta, zyrtarizohet Maqedonia Veriore

Me shumicëm e 2/3 votash, konkretisht 81 vota, Parlamenti i Maqedonisë votoi ndryshimet kushtetuese, ndërsa me këtë – përfundoi procesi i Marrëveshjes së Prespës. Tashmë emri zyrtar i shtetit është Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa janë pranuar edhe disa nga kërkesat e opozitës shqiptare. Paraprakisht, shumica e deputetëve votuan kundër amendamentit të Elizabeta Kançeska Milevska, e cila kishte kërkuar që, termi “Republika e Maqedonisë Veriore” të përdoret vetëm për përdorim të jashtëm-ndërkombëtar, ndërkohë që në përdorim të brendshëm, në të gjitha dokumentet, të përmendet “Republika e Maqedonisë”. Votimi iRead More

Share

Kërkesat e BESËS pjesë e ligjeve, jo në Kushtetutë

Zhbllokohet procesi për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Sot pasdite është arritur marrëveshja e shumëpritur midis Bilall Kasamit dhe kryeministrit Zoran Zaev, ndërsa dy deputetët e Lëvizjes BESA do të votojnë “për” në seancën parlamentare për amendamentet e Marrëveshjes së Prespës. Kërkesat e BESËS, siç merr vesh gazeta KOHA, do të jenë pjesë e ligjeve, por jo edhe pjesë e Kushtetutës. Tashmë seanca parlamentare për ndryshimet kushtetuese është caktuar për në ora 17, me çrast pritet edhe zyrtarisht të ndërrohet emri i shtetit.

Share

Sërish shtyhet mbajtja e seancës për ndryshimet kushtetuese

Seanca për ndryshimet kushtetuese është shtyrë për në orën 15.00. Fillimisht, gjatë ditës së djeshme, seanca u shty për sot në orën 12.00, megjithatë edhe kësaj radhe ajo nuk filloi. Pritet që të sigurohet shumica e nevojshme për ndryshimet kushtetuese dhe më pas të filloj seanca.

Share

Ja cili është amendamenti problematik që nuk e pranon shumica parlamentare

Përmes këtij amendamenti, Lëvizja Besa synon rregullimin e përcaktimit të shtetësisë. Problematike mbetet gjuha shqipe nga që 8 deputetët e përjashtuar konsiderojnë se me vendosjen e gjuhëd shqipe zbehet koncepti i shtetit maqedonas dhe krijohen sistem paralel. Informacionet për arritjen e marrëveshjes mes Qeverisë dhe opozitës shqiptare i kanë demantuar dyja palët./Alsat

Share

Tensione mes studentëve dhe policëve privatë te Ekonomiku

Në fakultetin e Ekonomikut, ka nisur përplasja mes policisë private dhe studentëve të cilët kanë nisur ngujimin e tyre në këtë fakultet. Policia private nuk lejon që studentët të nxjerrin karriget në hollin e fakultetit, ndërsa këta të fundit nuk pranojnë veprimin e policëve. Sipas policisë, rregulloja e Universitëetit nuk lejon që karriget të nxirren në holl. Polici: Nuk më lejon rregullorja që ti lë karriget në holl. Studenti: Po ndonjë ligj që na mbron ne, vallë a ke ti? Polici: Ju lutem mos nxirrni karrige në korridor.

Share

Bayern Munich vazhdon t’i blejë më të mirët nga klubet e tjera gjermane

Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund, Stuttgart, janë klubet e mëdha të Bundesligës, por shpesh e kanë ndjerë forcën e plotë të muskujve të Bayern Munchen, që nga fillimi i mijëvjeçarit kanë blerë kë kanë dashur në Gjermani. Lajmi i së martës se Stuttgart ka rënë dakord për një marrëveshje me Bajernin në vlerën e 35 milionë eurove për të shitur Benjamin Pavard në verën e vitit 2019, ishte i fundit që tregon blerjet e mëdha të Bayern Munchen gjatë dy dekadave të fundit brenda Bundesligas. Pothuajse së paku dy herë njëRead More

Share

Vazhdon sot seanca për ndryshimet kushtetuese

Kryeministri Zaev dhe Besa e Kasamit nuk arritën t’i tejkalojnë dallimet rreth kërkesave të tyre. Jozyrtarisht mësohet se problem për mos arritjen e marrëveshjes është mos futja e gjuhës shqipe në Ligjin Kushtetues. Nga Besa thonë se presin përgjigjen e kryeministrit Zaev. Megjithëse marrëveshja vështirë të arrihet, Zaev pranon se për kërkesat e Besës mund të gjendet zgjidhje e duhur. Zaev nuk është i sigurt në 80 numrat e nevojshëm. Në rast se dështon votimi i ndryshimeve kushtetuese, i pari LSDM-së do të thirrë Këshillin Qendror të partisë për tëRead More

Share

Angela Merkel: Marrëveshja e Prespës është në dobi të gjithë Evropës

Vëmendja e mediave greke pas takimit të Angela Merkel dhe Aleksis Cipras e monopolizoi qëndrimin e kancelares gjermane në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, dhe duket se pikërisht zgjidhja mes Maqedonisë dhe Greqisë ka qenë një ndër temat kryesore në bisedimet në pallatin e kryeministrisë në Athinë, transmeton Portalb.mk. Në konferencë për media pas takimit me Cipras, Merkel e përdori emrin Maqedonia e Veriut dhe tha se Marrëveshja e Prespës nuk sjellë dobi vetëm për “Maqedoninë e Veriut” e cila mund të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së, por ështëRead More

Share

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimri, nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës në rrugë. Reshje të borës me intensitet të ndryshëm vërehen në Tetovë, Kodrën e Diellit, Mavrovë dhe Dibër. Dukshmëri të zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 100 metra ka në vendkalimin malor Strazhë, kumtoi Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM). Ndalesë për lëvizjen e automjeteve të rënda ka në drejtimin rrugor Mavrovë- Dibër, Gostivar – Kërçovë, përmes kalimit malor Strazhë, Kërçovë – Ohër, përmes kalimit malor Presekë, Strugë – vendkalimi kufitarRead More

Share

Në Mavrovë një metër borë

Pa borë, me periudha të diellit dhe temperatura prej -4 deri në 4 gradë Celsius, paralajmëron për ditën e sotme Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Bora që në ditët e fundit në mënyrë intensive ka rënë, në Mavrovë formon shtresë prej 95 cm, në Kodrën e Diellit 50, në Krushevë 44, ndërsa në Shkup 12 centimetra. Më ftohtë në mëngjes është në Shkup, Kriva Pallankë, Krushevë dhe Mavrovë me minus tetë gradë Celsius. Prej sot pasdite deri të dielën moti do të jetë stabil dhe i thatë me temperatura të ulëtaRead More

Share

Share