Main Menu

Saturday, January 5th, 2019

 

E pyesin pse nuk martohesh, shpërthen vajza nga Turqia

Për të gjithë ata që ju pyesin “pse nuk po martohesh”, kjo është përgjigja. Një video e një vajze turke është bërë hit në internet, pasi u pyet “pse nuk martohesh?”. Përgjigja e saj është epike. Shikojeni:

Share

Gabimet që bëni kur mbushni telefonin

Është e vështirë të kalojmë një ditë pa përdorur telefonin. Tani është bërë pjesë e jetës tonë dhe nuk e heqim dot nga dora, sepse në një farë mënyre na mban të lidhur jo vetëm me miqtë, por dhe me botën. Megjithatë, ka një problem me to. Është pikërisht bateria dhe mesa duket ne e paskemi përkeqësuar atë. Mos vazhdoni ta karikoni kur bateria është 100% Momenti më i keq për të karikuar telefonin është gjatë natës, pasi në momentin kur telefoni karikohet 100% dhe vazhdon të karikohet arrin nëRead More

Share

Sulm me armë zjarri në Los Anxhelos, raportohet për viktima (Video +18)

Në një klub boulingu në Torrance, 30 kilometra larg Los Anxhelosit, në SHBA ka ndodhur një sulm me armë zjarri, ku dyshohet se ka viktima. Mediat lokale kanë raportuar se të shtënat ndodhën në Gable House Bowl, ku dyshohet se nga ky sulm ka mbetur një numër i viktimave. Ende nuk dihet motivi i sulmit dhe kush mund të jetë sulmuesi. Policia lokale ka njoftuar për sulmin me armë zjarri dhe se ka disa viktima. “Policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin. Luten qytetarët të qëndrojnë largRead More

Share

Tërmeti godet Shqipërinë

Pas tërmetit të fuqishëm 4.8 ballë në Vlorë, një tjetër me një magnitudë më të lehtë është regjistruar sot në orët e para të mëngjesit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit tërmeti 2.1 ballë ra në orën 03:12 minuta. Ai e kishte epiqendrën 4 km në lindje të Borshit dhe kishte një thellësi prej 19 km. Ndërkohë tërmeti i ditës së djeshme shkaktoi dëme materiale në 5 banesa në fshatin Kuç. 4 prej banesava kane dëmtime të lehta dhe 1 u dëmtua më shumë.

Share

Këto ndërmarrje publike dhe institucione shtetërore kanë shpallur konkurse për punësime

Në valën e punësimeve në fillimvitin e ri, shumë institucione shtetërore dhe ndërmarrje publike kanë publikuar konkurse për punësim. Sipas kushteve që kërkohen, kandidatët si minimum arsim duhet të kenë së paku arsimin e mesëm. Ndërsa nuk kërkohet edhe përvoja e punës, andaj kjo është një mundësi për aplikim. Ja konkursi i plotë i publikuar në disa institucione :Agjencioni për administratë: Shpallja Shpallja Shpallja Shpallja Shpallja Shpallja  Shpallja Shpallja

Share

Teuta Arifi ka dyfishuar borxhin e Komunës së Tetovës

Sipas dokumenteve zyrtare të mbledhura nga komunat përmes Ligjit për qasje të lirë deri te informatat, Komuna e Tetovës është një ndër 19 komunat me borxhin publik me te madh në Vënd! Respektivisht, është e dyta pas Ohrit që i paraprin listes së borxhlinjëve. Borxhi i Komunës së Tetovës deri në vitin 2017 ka kapur shumën prej 640.6 milion denarë, pa përfshi borxhin e NKP-së, njofton Arif Selami, këshilltar i Aleancës për Shqiptarët në komunën e Tetovës. Sipas tij, në periudhën kohore nga 2012-2017 borxhi është dyfishuar dhe ka lëvizurRead More

Share

Zaev për kandidat konsensual për president, VMRO-ja me thirrje publike

Kryeministri Zoran Zaev është për kandidat konsensual presidencial, përderisa VMRO_DPMNE shpalli konkurs publik për paraqitje të kandidaturës deri në konventën e partisë për zgjedhje të kandidatit për president për zgjedhjet e vitit 2019. “Dëshiroj të kemi kandidat konsensual për president, i cili do të jetë baba i kombit dhe pas së cilit do të ndalemi të gjithë”, tha kryeministri Zoran Zaev. Deri më tani, theksoi, nuk është hapur proces lidhur me përcaktimin e kandidatit për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, pasi në vijim është një proces serioz për përfundimin e procedurësRead More

Share

Maqedonia një ndër shtetet e fundit në Evropë për rrogën mesatare

Republika e Maqedonisë radhitet si një ndër shtetet e fundit në Evropë pë sa i përket rrogës mesatare, kështu flasin rezultatet dhe matjet ekonomike për vitin 2018. Pas Maqedonisë në listën e shteteve të cilat qëndrojnë keq për sa i përket rrogës mesatare radhiten vetëm se Shqipëria, Kosova, Molldavia dhe disa shtete tjera. Sipas renditjes pagë më të lartë mujore në Evropë marrin qytetarët e Zvicrës, Danimarkës, Luksemburgut, Islandës dhe Norvegjisë.

Share

Vëllai i deputetit të amnistuar të VMRO-së fiton edhe një tender

Kompania e vëllait të deputetit të aministuar të VMRO-DPMNE, Krsto Mukoski, ka marrë një tjetër tender nga Ministria e Arsimit me vlerë mbi 100,000 euro, që do të realizohet gjatë këtij viti. Kompania e vëllait të deputetit nga Vevçani e njohur me emrin “Atrium” duhet të rinovojë një shkollë fillore në Probishtip. Për rehabilitimin e 13 shkollave në të gjithë vendin, Ministria e Arsimit planifikon të shpenzojë rreth 1.5 milion euro të ndara në 13 kompani. Përndryshe, ky është tenderi i gjashtë për gjashtë muaj për firmën e vëllait tëRead More

Share

Komunikacioni zhvillohet nëpër korsi të lagëta, ndalesë për kamionë në Mavrovë dhe Strazhë

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet në korsi të lagëta. Ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda ka në rrugën Mavrovë – Dibër dhe Gostivar – Kërçovë përmes Strazhës. Apelohet të vozitet me vëmendje dhe përshtatjen e shpejtësisë sipas kushteve të rrugës ndërsa për shkak temperaturave të ulëta, karakteristike për orët e mëngjesit dhe të natës ka mundësi të shfaqjes së ngricës. Nga “Rrugët e Maqedonisë” informojnë se ekipet e tyre vazhdimisht janë në terren dhe se po i mirëmbajnë të gjitha drejtimet rrugore. Intensiteti i komunikacionit jashtë qytetit ështëRead More

Share

Share