Main Menu

January, 2019

 

SHBA, të paktën 10 të vdekur nga i ftohti polar

Të paktën tetë persona kanë vdekur si pasojë e motit të ftohtë në Shtetet e Bashkuara. Temperaturat kanë rënë deri në -30 gradë celsius në Çikago, dhe deri në -37 gradë celsius në Dakotën Veriore. Temperaturat e ftohta pritet të vazhdojnë të prekin më shumë se 250 milionë amerikanë, derisa rreth 90 milionë prej tyre do të përballen me temperatura -17 gradë celsius ose edhe më pak. Shtetet Viskonsin, Miçigan, Ilionis, Alabama dhe Misisipi kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të motit. “Ky mot mund të shënojë histori”, kaRead More

Share

Dita olimpike në Gostivar

Nesër (01.02.19) në Gostivar do të mbahet Dita olimpike. Aktiviteti kryesor do të zhvillohet nga ora11:000 në Sh.F “Ismail Qemali” në Gostivari, në të cilin do marrin pjesë nxënësit e kësaj shkolle si dhe të shkollave tjera të këtij qyteti. Këto aktivitete nga afër do ti ndjekë edhe numri një i lëvizjes olimpike në vend Vasil Tupurkovski, së bashku me bashkëpunëtorët e tij si dhe numri një i Gostivarit Arbër Taravari.

Share

Xhaferi: Zgjedhje parlamentare, kur të sigurohet qeveri teknike

Inciativa e VMRO-DPMNE-së për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të vendoset në rend dite në Kuvend kur të jetë siguruar marrëveshje për Qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve, deklaroi kreu i Kuvendit Talat Xhaferi në takimin e sotëm me gazetarët. Xhaferi shtoi se si konfirmim për këtë kërkon nënshkrimin e të paktën 61 deputetëve, përcjell Alsat. Kjo nënkupton se zgjedhje parlamentare nuk mund të ketë njëkohësisht me zgjedhjet presidenciale sepse tashmë është shkelur afati 100 ditor.

Share

Nga sot, seancat e Kuvendit drejtohen në gjuhën shqipe

Nga sot, seanca e Kuvendit do të drejtohet në gjuhën shqipe. Këtë e konfirmoi kryeparlamentari Xhaferi gjatë takimit me gazetarët. Seanca e sotme është për pyetje të deputetëve ndaj anëtarëve të kabinetit qeveritar. Kjo është radha e deputetëve që do të bëjnë pyetje.

Share

Gjermania dha dritën e gjelbërt për pranimin e Maqedonisë në NATO

Qeveria gjermane dha pajtim për pranimin e Maqedonisë në NATO dhe do të bëj përpjekje që procesi të kryhet sa më shpejtë. “Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është me rëndësi të madhe për sigurinë e hapësirës euro-atlantike si dhe impuls i rëndësishëm për stabilizimin e mëtejmë të Ballkanit Perëndimorë ”, thuhet në njoftimin e qeverisë gjermane.

Share

Kasami i hap derën e bashkëpunimit BDI-së!

Bilall Kasami nga BESA ka thënë se ata që në fillim kanë kërkuar që partitë politike shqiptare të dalin me kandidat të përbashkët e cila do të maksimizonte votat shqiptare në këto zgjedhje presidenciale. “Në si BESA seriozisht do të analizojmë të gjejmë kandidat i cili do të ishte i pranueshëm për gjitha forcat politike dhe konsiderojmë se do të gjejmë kandidat pas së cilës do të rreshtohej opozita shqiptare si dhe pjesa tjetër e opozitës nga shoqëria e cila është shumicë në Maqedoni. Ne si Lëvizje BESA jemi tëRead More

Share

Islanda vendi më i sigurt në botë, ja cilin vend e zë Maqedonia

Islanda është vendi më i sigurt në botë, sipas listës së magazinës njujorkeze “Global Fajnens”, ndërkaq Maqedonia është e ranguar në vendin e 59-të mes 128 shteteve të përfshira në analizë. Pas Islandës, në listën e vendeve më të sigurta janë Zvicra dhe Finlanda, ndërkaq dy vendet e fundit janë Jemeni dhe Filipinet. Është interesante që Maqedonia është vend më i sigurt se SHBA-ja, e cila gjendet në vendin e 65-të. Nga vendet e rajonit më mirë e ranguar është Sllovenia, e cila gjendet në vendin e 12, Kroacia nëRead More

Share

Të hënën hyn në fuqi marrëveshja për emrin e ri të Maqedonisë

Pas ratifikimit të protokollit për anëtarësim në NATO nga Parlamenti grek, Maqedonia do të fillojë zyrtarisht zbatimin e emrit, “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Zbatimi do të nisë nga tabelat kufitare, ato të institucioneve dhe organeve të pushtetit qëndror dhe lokal. Këto masa rregullojnë zbatimin e emrit të ri Kushtetues, Republika e Maqedonisë së Veriut. Në përputhje me vendimet e Qeverisë, ministritë përkatëse, organet shtetërore dhe institucionet, ndërmarrjet publike dhe shoqatat aksionare në kuadër të shtetit, në përputhje me afatin e paraparë për fuqizimin e amendamenteve do të detyrohen tëRead More

Share

Moti sot

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës, ndërsa në vendet malore do të ketë bor. Reshjet do të jenë me intensitet të dobët, ndërsa nëpër lugina do të paraqitet mjegull. Temperaturat e mëngjesit do të jenë prej -5 gradë deri 0 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 1 deri 6 gradë celcius. Gjatë ditëve të ardhshme pritet që moti jetë me vranësira dhe të vazhdojnë reshjet e shiut dhe borës.

Share

Allegri: Urime Atalantës e merituan fitoren, nuk ka vend për panik

Max Allegri e përgëzoi Atalantën për fitoren 3-0 ndaj ekipit të tij në ndeshjen e vlefshme për Kupës e Italisë. Alegri u  shpreh se nuk ka vend për panik apo alarm te ekipi i tij, pasi do të ishte një çmendur të mendohej se do i fitonin të gjitha ndeshjet gjatë sezonit. “Është zhgënjyese për ne që u eliminuan, por do të ishte çmenduri të mendonim se Juventusi mund të fitonte çdo ndeshje këtë sezon”. “Unë nuk e shoh atë zile alarmi për t’u shqetësuar, sepse është e pamundur tëRead More

Share

Share