Main Menu

Monday, November 5th, 2018

 

Qentë endacak sulmojnë një vajzë në Gostivar, ajo bie në lumin Vardar

Policia, së bashku me ekuipazhet e Qendrës së Menaxhimit të Krizave, Drejtoria për Mbrojtjen dhe Shpëtimin dhe Departamenti i Zjarrfikësve janë të angazhuar në një kërkim përgjatë lumit Vardar, pas një ankese për një vajzë të rënë në ujërat e lumit në Gostivar. Policia konfirmoi se qytetarët rreth 19.15 minuta raportuan se një vajzë që po largohej nga një grup qenësh pranë spitalit ra në Vardar. Përveç ekipeve nga policia dhe institucionet, qytetarët janë gjithashtu të përfshirë në kërkim. Ndërkohë, nga KKZ Mavrovë u kërkua që të reduktonte nivelin eRead More

Share

Kryhet projekti i parë i Shoqatës Korita Thërret, shtrohet me pllaka bekatoni hapësira përpara varrezave

Është realizuar projekti i parë infrastrukturor në fshatin Koritë, nga Shoqata Korita Thërret. Hapësirë prej 340 metra katror përpara varrezave të fshatit, është shtruar me pllaka bekatoni. Fillimisht është bërë shtruarja me tampon e gjithë hapësirës, për të vazhduar më pas me vendosjen e pllakave prej 6 cm dhe anësorëve. Gjithashtu, me pllaka të mermerit është rregulluar edhe vendi ku bëhet falja e namazit të kufomave. Kjo hapësirë do të mund të shfrytëzohet për më shumë qëllime dhe nevoja të fshatit dhe banorëve. Kryesia e shoqatës falënderon të gjithë anëtarëtRead More

Share

Filloi asfaltimi i rrugës kryesore në Lagjen e re në Gostivar

Në rrugën “18 Nëntori”, segmentin prej te bulevardi Vëllezërit Gjinoski deri te Trafo-stacioni në Lagjen e Re, ka filluar sot asfaltimi. Segmenti i cili po asfaltohet ka një gjatësi prej 480 metra me gjerësi mesatare prej 6,5 metra. “Paraprakisht, në pjesën më të madhe për shkak të trashësisë joadekuate të asfaltit ekzistues, u bë gërmimi i tij, ndërsa në një pjesë më të vogël vetëm u gërvisht. U nivelizuan pusetat e kanalizimit atmosferik dhe fekal, u zëvendësuan tehoret e dëmtuara të trotuareve si dhe punë të tjera shtesë. Sot filloiRead More

Share

16 vjeçari nga Çegrani therr me thikë kushëririn e tij 17 vjeçar

Dje rreth orës 21.00, në fshatin Çegran të Gostivarit, ka ndodhur një zënkë, ku së pari 16-vjeçari ka sulmuar fizikisht kushëririn e tij 17-vjeçarë, në një salon për lojra argëtuese, dhe më pas nga xhepi ka nxjerur dhe e ka sulmuar me thikë, dhe e ka shpuar duke i shkaktuar plagë në këmbën e majtë. Janë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe marur thika për ekspertizë, dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Share

Don’t You 20% Me: Nëse nuk mund ta përkrahni këtë nismë tonën, atëherë të paktën mos na pengoni!

Të nderuar ndjekës dhe përkrahës së kësaj kampanje, Fillimisht, na lejoni që t’iu falënderojmë për mbështetjen dhe motivin që na jepni në misionin tonë. Qëllimi i kësaj kampanje, para se të jetë politike është humane dhe shumë fisnike. Është nismë qytetare, që ka për qëllim sensibilizimin e opinionit, brenda dhe jashtë vendit, rreth një çështjeje shumë të ndjeshme që po i mundon shqiptarët e Maqedonisë. Ne besojmë se fuqia e sovranit është pakufizuar, prandaj nëpërmes kësaj kampanje dhe përkrahjessë madhe që po gjejmë tek Ju, do të arrijmë të bëjmëRead More

Share

Nga sot fillon vaksinimi kundër gripit, 650 denarë kushton një vaksinë

Në të gjitha Qendrat e Shëndetit Publik në vend sot fillon vaksinimi kundër gripit sezonal. Për sivjet janë siguruar 41.000 doza të vaksinave. Për herë të parë këtë vit Ministria e Shëndetësisë, siç tha dje në pres konferencë ministri i kësaj Ministrie, Venko Filipçe, ka blerë 28.000 doza të vaksinave, të cilat janë pa pagesë për personat mbi 65 vjeç me një pension prej më pak se 14.480 denarë, domethënë me një pension mesatar dhe nën mesatar, si dhe për ata që nuk kanë pension. “Kemi siguruar vaksinë katërvalente, eRead More

Share

Sot fillon Festivali i Teatrove “Othello”

Duke filluar nga sot, 5 nëntori, deri më 9 nëntor, në Gostivar do të mbahet edicioni i dytë i Festivali Ndërkombëtar i Teatrove “Othello”. Që të gjitha netët do të nisin në ora 19:00, në Qendrën për Kulturë të Gostivarit. Organizatorë të festivalit janë Berat Saliu dhe Argjend Hasani, ndërkohë që udhëheqës për marketingun është, Hajdar Hajdari, e kurse për dizajnin dhe grafikën është përkujdesur, Burhan Ahmeti. Drejtori i festivalit, Argjend Hasani në një prononcim për media gjatë publikimit të programit, ka vlerësuar se me këtë edicion do të shënohetRead More

Share

Ka një arsye pse kurrë nuk duhet të martoheni në moshë të re

Një martesë në moshë të re ka gjasa të përfundojë në divorc! Kështu të paktën thuhet në studimin e publikuar tek revista “Time”. Vajzat që martohen pas moshës 26-vjeçare janë më të predispozuara të kenë një martesë jetëgjatë krahasuar me ato që martohen më herët. Sipas të dhënave, numri më i madh i divorceve është mes femrave të cilat janë martuar në moshën 15-20 vjeç. Martesat e hershme njihen nga sociologët si ‘martesat e fillimit’ dhe zakonisht zgjasin deri në 10 vjet. Ndonëse nuk ka receta në çështje të tilla,Read More

Share

Zgjedhjet e nesërme për Kongresin amerikan, referendum për Trumpin

Pas një sezoni të gjatë zgjedhor irritues dhe përçarës, zgjedhjet për në Kongresin amerikan do të konsiderohen në mënyrë të pashmangshme si referendum për presidentin Trump. Kanë ngelur vetëm 24 orë deri në zgjedhjet e së martës. Presidenti Trump do të vazhdojë pjesëmarrjen në tubime deri ditën e fundit. Ai ishte në dy tubime të shtunën, ka planifikuar dy për sot dhe tre të tjerë për nesër. Ndërkohë, ish-presidenti Obama do të mbajë fjalim në mbështetje të demokratëve në Chicago. Tashmë vetëm 24 orë kanë ngelur para zgjedhjeve vendimtare përRead More

Share

Carla Del Ponte: Kosova një pikëpyetje, Haradinaj nuk e meriton postin e kryeministrit

Carla Del Ponte, ish-kryeprokurorja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë nga viti 1999-2007, në një intervistë ekskluzive për Ora News shprehet se ka ende shumë punë për të bërë sa i përket ndëshkimit të krimeve të luftës në ish-Jugosllavi. Carla Del Ponte: Nga lufta ballkanike gjykata ndërkombëtare e ish-Jugosllavisë mundi që 160 përgjegjës të lartë politikë e ushtarak, jo nga ata që kanë kryer krimet, por nga ata që janë ulur në tavolinë dhe që kanë organizuar kanë vendosur, kanë planifikuar krimet. Por janë edhe ata që kanë kryer këtoRead More

Share

Share