Main Menu

Monday, October 22nd, 2018

 

Takohen Sela e Kasami

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami dhe kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela janë parë duke pirë kafe në një nga restorantet e Shkupit. Sipas burimeve brenda partiake, ky takim është realizuar menjëherë pas takimit me zëvendës ndihmës sekretarin Amerikan Matthew Pllamer, ku dy liderët kanë biseduar mbi bashkëpunimin e mundshëm në procesin e ndryshimeve kushtetuese që priten të ndodhin në këtë periudhë kohore. Ditë më parë Bilall Kasami deklaroi se do të realizoi takim me gjithë liderët e partive politike shqiptare në këto momente të rëndësishme për vendin.

Share

Ja qëndrimet e partive mbi amendamentet për “çështjen” shqiptare

Lëvizja BESA me kryetar Bilall Kasamin, paralajmërojnë dorëzim të amendamenteve për gjuhën shqipe dhe preambulën, që të njëjtat të miratohen paralelisht me amendamentet e Marrëveshjes së Prespës, ndërkaq BDI, Lëvizja BESA me kryetar Afrim Gashin, RDK dhe PDSH, nuk do të dorëzojnë amendamente pasi që tani më me rëndësi është që Maqedonisë t’i hapet rruga euro-atlantike, LSDM pa qëndrim, njofton Portalb.mk. Lëvizja BESA me kryetar Kasamin, do të dorëzojë amendamente për barazi të plotë të shqiptarëve në Maqedoni, mostrajtim të shqiptarëve dhe gjuhës shqipe si pakicë dhe 20 përqindësh dheRead More

Share

Vazhdon përçarja e VMRO-së, përjashtohet nënkryetari i partisë dhe dorrëhiqet nga koalicioni një deputet

Mitko Jançev është përjashtuar nga radhët e partisë së VMRO DPMNE-së. Ai mbante postin e nënkryetarit të partisë dhe njëherazi është kryetar i Komunës së Kavadarit. Po ashtu është marrë vendimi edhe për përjashtimin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv, Kostadin Bogdanov. Ndërkohë Pançe Minov deputet i GROM-it (në koalicion me VMRO-në) ka deklaruar se për shkak te vendimit jodemokratik të largimit te Mitko Jançevit dhe 7 deputeteve nga VMRO-ja largohet nga grupi parlamentar i VMRO-së përderisa kryetar i partisë është Hristijan Mickoski.

Share

Sasho Mijallkov përjashtohet nga VMRO-DPMNE-ja

Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së në mbledhjen e sontme i ka përjashtuar nga partia nënkryetarin Mirko Jançev, anëtarin e Komitetit ekzekutiv Kostadin Bogdanov si dhe ish shefin e DSK-së Saho Mijallkov ish anëtar i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së. Në mbledhjen e Komutetit qendror të partisë është diskutuar mundësia për një kongres të jashtëzakonshëm, por ky propozim nuk është pranuar për shkak se të gjithë delegatët i kanë dhënë mbështetje liderit aktual të partisë Hristijan Mickoski që të udhëheq me partinë gjatë kësaj periudhe.

Share

Microsoft lehtëson transferimin e të dhënave nga telefoni në kompjuter

Kompania Microsoft ka lansuar një aplikacion të ri gratis që iu ofron përdoruesve të Windows 10 aftësinë për të transferuar të dhëna nga kompjuteri në telefon. Your Phone ju lejon thjesht të hiqni fotot nga pajisja juaj Android në kompjuter, si dhe mesazhet tekstuale.   Ai mund shkarkohet nga Microsoft Store dhe së shpejti do të merrni mbështetje për njoftime dhe transmetimin e përmbajtjeve në kompjuter, transmeton KP.   Telefonat Android duhet të jenë të lidhur në një kompjuter duke përdorur Windows Settings ose aplikacionin Your Phone, sipas Microsoft. KurRead More

Share

Mashtrimi i ri ndaj përdoruesve të iPhone

Një mashtrim i ri po merr në shënjestër përdoruesit e iPhone dhe përpiqet t’i mashtrojë ata në dhënien e informacionit të tyre të hyrjes në Apple. Ai vjen në formën e një email-i që duket të jetë nga shërbimi i transmetimit muzikor Spotify dhe pretendon të jetë konfirmim i blerjes. Në email-in e rremë thuhet se përdoruesi ka shpenzuar 115 funte në një abonim premium dhe ofron një hiperlink për ata që ‘të rishikojnë abonimin e tyre’. Klikimi çon në një faqe me pamje autentike që kërkon detajet e identifikimitRead More

Share

Afrim Gashi takon Zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për Çështjet Evropiane, Metju Palmer

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, sot ka realizuar takim me zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për Çështjet Evropiane, Metju Palmer. Zotëri Palmer ka falënderuar kryetarin Gashi për rolin e tij konstruktiv për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend dhe ka inkurajuar për implementim të mëtutjeshëm të Marrëveshjes së Prespës si mundësia e vetme për hapjen e perspektivës euro-atlantike të vendit. Kryetari Gashi siguroi zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të shtetit se Lëvizja BESA me tërë kapacitet e sajë do të vazhdojë të jetë në dispozicion të implementimit sa më të shpejtëRead More

Share

Talat Xhaferi për vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, me ftesë të kryetarit të Dhomës përfaqësuese, Radek Vondraçek, sot dhe nesër do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë.   Kryetarin e Kuvendit e shoqërojnë kryetarja e Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Çekisë, Jagoda Shahpanska dhe anëtaret e grupit, Vlladanka Aviroviq dhe Teuta Bilali. Në kuadër të vizitës zyrtare të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, janë parashikuar takime bilaterale me kreun shtetëror të Republikës së Çekisë.Read More

Share

Ahmeti – Palmer: Rruga e përbashkët drejt NATO dhe BE nuk ka të ndalur

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar sot në Shkup zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, z. Metju Pallmer si dhe Ambasadorin e SHBA në Maqedoni, z. Xhes Bejli. Në takim është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, zbatimit të marrëveshjes së Prespës, reformave si dhe integrimit EuroAtlantik. Ahmeti nënvizoi përpjekjet për të arritur përkrahjen e nevojshme në Kuvend dhe që dita e premte ishte vetëm fillimi i një procesi disamujor të zbatimit të marrëveshjes së Prespës. Përkushtimi jonë konstruktiv nuk do të mungojëRead More

Share

Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Në vendet më të larta malore do të ketë kushte për reshje të borës. Temperaturat ditore do të bien dhe do të lëvizin prej 13 deri 20 gradë celcius. Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje lokale të shiut.

Share

Share