Main Menu

Thursday, October 11th, 2018

 

Dje dhe sot me muzikë, “Java kulturore në Gostivar” nesër sjellë ekspozitë

Duke filluar nga dje, deri më 13 tetor, në Gostivar do të mbahet “Java Kulturore në Gostivar”. Sot në kuadër të manifestimit katërditor të organizuar nga Shoqata për Kulturë “Othello”, në Qendrën për Kulturë të Gostivarit është paraqitur Da Lee me grupin, kurse dje për artadashësit është përkujdesur artistja Saranda Imeri dhe grupi As Band. “Java kulturore në Gostivar”, nesër, e premte, me fillim prej ora 20:00 do të sjellë ekspozitë ndërkombëtare të organizuar nga SHAK “Silindart”. Manifestimi do të përmbyllet të shtunën, më 13 tetor, me fillim prej ora 20:00Read More

Share

Autobusi që u aksidentua në Austri ishte nga Gostivari, dalin pamjet

Dy shtetas të Maqedonisë janë kanë marrë lëndime të mëdha, pasi që autobusi me të cilin udhëtonin ka pësuar aksident në Austri, informoi Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë (MPB), pas realizimit të kontaktit me Ambasadën e Maqedonisë në Vjenë. Siç njoftojnë më tej nga MPJ-ja, në autobus ka pasur 18 shtetas të Maqedonisë. Përveç dy të lënduarve rëndë, por që nuk janë në rrezik për jetë, edhe gjashtë shtetas të tjerë po ashtu nga Maqedonia kanë pësuar lëndime të lehta. Nga MPJ-ja, me raport të detajuar do tëRead More

Share

Ç’do të thotë të nderosh me “Çelësin e Qytetit” (dhe kuriozitete të tjera)

-Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Kanada është 45.0 gradë Celsius, shumë më e lartë se sa piku që është regjistruar ndonjëherë në vendet tropikale si Brazili apo Tajlanda. -Akti i “dhënies së çelësit të qytetit”, është një vazhdim i një praktike mesjetare ku qytetet zakonisht i mbyllnin dyert gjatë natës, për arsye sigurie. Por ai që kishte marrë çelësin mund të hynte dhe dilte në çdo kohë, dhe kjo cilësohej një nder shumë i madh për individin në fjalë. -Pesë herë fituesi i Tour de France, 19-vjeçariRead More

Share

“Propaganda”, Gruevski shpenzoi 30 mln euro nga taksapaguesit për blerjen e mediave

Drejtori i tanishëm i Radios dhe Televizionit të Maqedonisë, Marjan Cvetkovski, ish-pronar i portalit Kurir Aco Misajlovski, së bashku me ish-kryeministrin Nikola Gruevski dhe gjashtë persona të tjerë dyshohet se kanë blerë mediat me 30 milionë euro të taksapaguesve maqedonas. Prokuroria Publike Speciale, e cila drejton hetimin, e quajti këtë rast “Propaganda”. Prokuroria Publike Speciale raportoi se Cvetkovski, Mysaylovski, Gruevski, Sashe Stojanovski nga portali Kurir, Kiril Bozhinovski, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë … dyshohen për veprat penale të krijimit të një organizate kriminale, shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autoritetit. ZakariaRead More

Share

Uragani “Michael” shkatërron Floridën

Uragani Michael – stuhi e kategorisë katër, me erëra deri në 250 kilometra në orë – zbarkoi në rajonin Penhendëll të Floridës, në Shtetet e Bashkuara. Qindra-mijëra njerëz janë urdhëruar të evakuohen, por shumë nuk kanë ikur. Së paku 13 njerëz kanë vdekur në Amerikën Qendrore gjatë fundjavës, si rezultat i shirave të furishëm dhe përmbytjeve, përcjell rel. Stuhia pritet të lëvizë shpejt drejt Bregut Lindor të SHBA-së, duke shkaktuar shira në rajone që tashmë janë goditur rëndë nga uragani Florence, muajin e kaluar.

Share

Kuvendi i Shqipërisë me nismë ligjore për mbylljen e lojërave të fatit deri në 31 dhjetor

Edi Rama qeveria ka depozituar në parlament projektligjin për mbylljen e pikave të basteve deri në 31 dhjetor të 2018. Krahas projektligjit për lojërat e fatit, në Kuvend është depozituar dje edhe nisma për izolimin total të personave të dënuar për përfshirje në krim të organizuar. “U nisën për parlament ligji për ndalimin në 31 dhjetor të basteve e kazinove elektronike dhe ligji për kufizimin maksimal të kontakteve të të dënuarve për krim të organizuar me botën brenda e jashtë burgut po e po”, njoftoi kryeministri Edi Rama në rrjetinRead More

Share

Prokuroria Speciale hap hetime të reja, kush janë të dyshuarit e rradhës?

Prokuroria Speciale ka hapur 6 hetime të reja. Këto hetime, sipas PSP,-së bazohen në dyshime për dëmtim financiar të buxhetit të shtetit në vlerë prej rreth 80 milion eurove. Mes të dyshuarve për dëmtim të buxhetit janë, ish ministri i financave, Zoran Stavrevski, ish ministri për transport dhe lidhje Mile Janakievski dhe drejtori i Resurseve energjetike të Maqedonisë Kërste Milladinov. Për propagandë dhe ndikim mbi publikun dyshohen nëntë persona edhe atë, Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Aco Misajlovski, Marjan Cvetkovski dhe Zaharija Vulgarakis. Në rastin Dizajn dyshohen 4 persona zyrtar. IshRead More

Share

Maqedonia e feston Ditën e kryengritjes antifashiste

Shtatëdhjetë e shtatë vite nga fillimi i kryengritjes antifashiste dhe Luftës Nacional-Çlirimtare sot në Republikën e Maqedonisë do të shënohen me disa manifestime të organizuara nga Qeveria, Kuvendi, Lidhja e luftëtarëve dhe komunat Prilep dhe Kumanovë. Me rastin e festës shtetërore 11 Tetorit – Ditës së kryengritjes popullore, delegacione të Qeverisë dhe Kuvendit do të vendosin lule në Shkup, Prilep dhe Kumanovë. Kryeministri Zoran Zaev sot do ta kryesojë delegacionin qeveritar i cili do të shprehë nderime dhe do të vendosë lule në Përmendoren në Kumanovë. Lule do të vendosinRead More

Share

Mancini befason pas barazimit të Italisë nga Ukraina

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini, ka thënë se është i lodhur me mosfitoret, pasi skuadra e tij barazoi në ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës. Goli i Federico Bernardeschit në minutën e 55’ nuk ishte i mjaftueshëm pasi u barazua nga Ruslan Malinovskiy në rezultatin përfundimtar 1-1 të mërkurën. “Jam i ngopur me mosfitoret dhe kështu janë edhe të tjerët”, ka thënë Mancini pas ndeshjes. “Gjëja pozitive është se skuadra luajti futboll të mirë për një kohë të gjatë”. “Ishte një miqësore, kështu që shpresojmë në fitore të dielën. ËshtëRead More

Share

Kosova kërkon fitoren e radhës, pret Maltën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Të besuarit e Bernard Challandes kanë një fitore dhe një barazim, ku me katër pikë udhëheqin grupin e 3-të në Ligën D. Në anën tjetër Malta ka një pikë nga dy ndeshje. Ndeshja zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga ora 20:45, ndërsa pritet që stadiumi të jetë i stërmbushur, pasi biletat janë shitur për më pak se 48 orë. Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka thënë se pret një ndeshje të fortë duke e parë mbrojtjen e fortë të Maltës. “Unë e kam studiuar lojën e Maltës kundër Azerbajxhanit. EkipiRead More

Share

Share