Main Menu

Wednesday, October 10th, 2018

 

Sot do të fillojë aktiviteti katërditor “Java Kulturore në Gostivar”

Duke filluar prej sot, 10 tetorit, deri më 13 tetor, në kuadër të Valës së Re Kulturore, në Gostivar do të mbahet manifestimi “Java Kulturore në Gostivar. Manifestimi i organizuar nga Shoqata për Kulturë “Othello”, do të nis sot, e mërkurë, me fillim prej ora 20:00 me koncert të muzikës qytetare. Marrin pjesë Saranda Imeri dhe grupi As Band. Të enjten, më 11 tetor, me fillim prej ora 20:00 do të mbahet koncert muzikor nga Da Lee me grupin. Të premten, më 12 tetor, me fillim prej ora 20:00 do të ketëRead More

Share

Gazetari Furkan Saliu po kërkon gjyshen që kërcënoi Antonio Milloshovskin

Zoti Hahn, nëse unë e përkrah referendumin e dështuar dhe marrëveshjen antikushtetuese, gjyshja ime më ka kërcënuar me fjalët; “Kokën nuk do ta mundësh ta gjesh në shpatullat e tua”. Të lutem më informo se në cilin institucion të BE-së mund ta lajmëroj këtë sjellje kërcënuese dhe të kërkoj mbrojtje nga gjyshja ime”. Deputeti Antonio Milloshoski u ankua se gjyshja e vet e ka kërcënuar se nëse voton për ndryshimet kushtetuese, nuk do të mund ta gjej kokën, e ne erdhëm këtu në Kërçovë për ta parë se a ështëRead More

Share

Ndahet nga jeta gazetari i njohur tetovar, Muharrem Idrizi

Sot papritmas u nda nga jeta, në moshën 73 vjeçare, Muharrem Idrizi, njëri nga kuadrot më të shquara të Radio Televizionit të Prishtinës. Ai nisi punën e tij në TVP, që në hapjen e këtij mediumi dhe punoi në redaksinë e programit arsimor-shkollor deri në mbylljen e TVP-së, në vitin 1990. Ai gjithashtu ka punuar një kohë të gjatë edhe në Tv ART Tetovë dhe së fundmi punoi edhe në komunën e Tetovës.

Share

Zaev: Deputetët duhet që të përcaktojnë të ardhmen e qytetarëve drejt NATO-s dhe BE-së

Në Kuvend filloi seanca e Komisionit për ndryshime kushtetuese në të cilën në rend dite është Propozimi për fillimin e ndryshimeve të Kushtetutës në pajtim me Marrëveshjen e Prespës. Kryeministri Zoran Zaev, i cili e elaboroi propozimin në Qeveri, theksoi se nga shqyrtimet dhe reagimet e deritanishme në opinion nuk ka asgjë kontestuese në propozimin për  ndryshime kushtetuese, i cili pas vendimit në Qeveri menjëherë ishte publikuar, duke i bërë thirrje deputetëve që të bashkohen rreth qëllimeve strategjike në vend. Për opinionin profesional dhe ekspert, vlerësoi ai, ndryshimet janë nëRead More

Share

Fetai kërkoi sot arrestimin e Gruevskit, ja arsyeja?!

Në Gjykatën Penale sot është duke u mbajtur seancë gjyqësore për rastin “Shuplaka”, në të cilin të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-këshilltarja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova dhe edhe nëntë persona tjerë. Seanca gjyqësore ka filluar me 20 minuta vonesë, për shkak të mosparaqitjes në kohë të Nikolla Gruevskit. Prokurorja Speciale Fatime Fetai, kërkoi që ish-kryeministri të arrestohet, pasi nuk paraqitet në kohë në seancat gjyqësore. Pas kërkesës së saj disa minuta më vonë, Gruevski u paraqit në gjykatë. Fetai në seancë uRead More

Share

Propozimi për fillimin e ndryshimeve kushtetuese në komision parlamentar

Seanca e parë e Kuvendit të Komisionit për çështje kushtetuese e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të fillojë sot në mesditë, përderisa seanca plenare është caktuar për të hënën.   Sipas nenit 196 nga Rregullorja për punën e Kuvendit, procedura e ndryshimit të Kushtetutës në Komisionin për çështje kushtetuese mund të zgjasë së paku dhjetë ditë pune, raporton MIA. Një anëtar i Komisionit për çështje kushtetuese dhe deputet gjatë ndryshimeve mund të flasë shumë herë në kohëzgjatje prej gjithsej 20 minutave, ndërsa koordinatori i grupit parlamentar gjithsej 30 minuta.Read More

Share

Gruevski sërish jep llogari para gjykatës

Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë e re gjyqësore për rastin e Prokurorisë Speciale Publike “Dhuna në Qendër” në të cilin akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-këshilltarja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova dhe edhe nëntë persona tjerë. Në seancat e kaluara për këtë lëndë janë marrë në pyetje tre ish-këshilltarë në komunën Qendër, nga radhët e LSDM-së. Ata dëshmuan se më 10 qershor të vitit 2013 kishte turmë të organizuar të qytetarëve të cilët shanin dhe përdornin fjalë të pahijshme. Dëshmitarët theksuan seRead More

Share

Lojtarët e Kombëtares së Kosovës presin fitore ndaj Maltës

Lojtarët e Kombëtares së Kosovës sot kanë kryer stërvitjen e dytë në stadiumin “Fadil Vokrri”, për ndeshjen e së enjtes që do ta luajnë kundër Maltës me fillim nga ora 20:45. Pas mbarimit të stërvitjeve kanë folur lojtarët Hekuran Kryeziu, Herolind Shala dhe Valon Berisha. Herolind Shala ka thënë se ndjehet mirë që mund të kontribuojë me lojë të mirë për Kombëtaren e Kosovës. Ai më tutje ka thënë se duhet patjetër që të fitojnë dhe të shënojnë gola pasi i duhen tri pikë. Ndërsa mesfushori Hekuran Kryeziu thotë qëRead More

Share

Lajm katastrofal për Khabibin, UFC merr vendim

Pas skandalit në UFC, Khabib Nurmagomedov mund ta marr një dënim të rëndë. Luftëtari i arteve marciale, Khabib Normagomedov është personi më i përfolur në rrjetet sociale, pas fitores ndaj Conor McGregorit. Presidenti i UFC-së, Dana White, ka thënë për TMZ se Komiteti Sportiv i Shtetit të Nevadas (NSAC) është duke bërë një hetim dhe planifikon t’i mbajë dy milionë dollarët e Khabibit. “Ai do ta mbajë titullin e tij. Dhe do të suspendohet, ndoshta mund ta pezullojnë nga katër deri në gjashtë muaj”, citohet të ketë thënë White. “Dëgjoni,Read More

Share

Gabimi më i madh që bëni gjithmonë me flokët e lagur

Të gjithë e dimë tashmë se flokët e lagur janë delikatë dhe veprimet me to shpesh mund të çojnë në dëmtim të tyre. Por ka edhe një këshillë tjetër që duhet marrë në konsideratë dhe nuk duhet harruar. Çfarëdo që bësh, flokët nuk duhen krehur ndërsa janë të lagur. Estetistët japin një arsye shumë të thjeshtë për këtë: kur floku është i lagur, është në gjendjen e tij më të dobët. Kjo do të thotë se është më i ndjeshëm ndaj thyerjes. Nëse i kreh flokët të lagur, mundësia mëRead More

Share

Share