Main Menu

Friday, September 14th, 2018

 

OSBE demanton: Nuk kemi bërë anketë për referendumin

Misioni i OSBE-së në Shkup demanton informatat në lidhje me artikujt në media për një sondazhin të supozuar të OSBE-së për referendumin e 30 shtatorit, njofton Portalb.mk. “Misioni i OSBE-së në Shkup ka mësuar për artikujt e fundit të mediave të cilat pretendojnë se OSBE ka realizuar sondazh mbi referendumin e ardhshëm. Misioni nuk ka realizuar asnjë sondazh të tillë. Të gjitha përmbajtjet mediatike që pretendojnë të kundërtën,  janë tërësisht të pasakta dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyrojnë punën dhe aktivitetet e Misionit të OSBE-së në Shkup”, thuhet në reagiminRead More

Share

Ademi prej Gostivari: “Po” në referendum, që ta bëjmë Evropën në Maqedoni

Pas marshutës së mbajtur  në Vrapçisht, Lëvizja BESA mbajti edhe tubimin qendror të saj në Pallatin e Kulturës në Gostivar, në të cilën u dha mesazhi se qytetarët duhe t’i thonë “po” referendumit, pasi që ajo mundëson që Evropa të bëhet në Maqedoni dhe sjellë perspektivë për të rinjtë. Ministri i Kulturës nga radhët e BESËS, Asaf Ademi vlerësoi se rrethimi “po” në referendum do të thotë ta bëjmë Evropën në Maqedoni. “PO-ja e këtij referendumi është PO për amanetin e stërgjyshërve tanë, që na thanë të kujdesemi për këtëRead More

Share

Uragani prek tokën e Karolinës së Veriut, dhjetëra të bllokuar

Të paktën 150 persona janë bllokuar në qytetin New Bern të Karolinës së Veriut, për shkak të rritjes së nivelit të ujërave në një kohë kur epiqendra e uraganit “Florence” ka prekur tashmë bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara. Sipas mediave, ekipe shpëtimi ka ende në zonat e parashikuara të trajektores së tij. Sipas një zëdhënëseje të Bashkisë së qytetit, sasia e ujit që vjen prej dallgëve të larta vijon të rritet, teksa “Florence” kalon përgjatë zonës ku deri më tani janë shpëtuar të paktën 200 vetë. Ndërsa Qendra KombëtareRead More

Share

Osmani:Ja çka e pret Goblenin në Gostivar

Sulmuesi i Gostivarit, Florent Osmani, ka deklaruar se maksimalisht e kanë shfrytëzuar pushimin në kampionat dhe se të gatshëm e presin sfidën me Goblenin nga Kumanova, në kuadrin e javës së 4-të në Ligën e dytë-Perëndim. Gostivari është i treti në renditje me 6 pikë, kurse Gobleni një pozitë më poshtë me pesë pikë. “Mendoj se këto dy javë jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjet e ardhshme. Brenda ekipit ekziston një atmosferë e mirë dhe shpresoj se pikët në ndeshjen me Goblenin do të mbesin në Gostivar”, shprehet sulmuesi me përvojëRead More

Share

IFIMES: Maqedonia përzgjedh mes (vetë) izolimit dhe të ardhmes euroatlantike

Gjithsej 63,6 për qind e qytetarëve të Maqedonisë do të marrin pjesë në referendumin e ardhshëm, ndërsa 67,3 për qind janë për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes së Prespës, tregon hulumtimi i mendimit publik që e zbatoi Instituti Ndërkombëtar për studime ballkanike dhe të Lindjes së Afërt (IFIMES) nga Lubjana. Sipas anketës së zbatuar nga data 1 deri më 10 shtator të këtij viti ndaj 1.218 të anketuarve në të gjitha gjashtë njësiтч zgjedhore, në referendum nuk do të dalin 17,4 për qind e qytetarëve, përderisaRead More

Share

Han: Pa zgjidhjen e emrit, dera për në BE do të mbyllet me dekada

Pak para vizitës së tij në Maqedoni të hënën, komisari evropian për zgjerim në intervistën për MIA-n thotë se nëse lëshohet mundësia për pranimin e Marrëveshjes me Greqinë në referendumin më 30 shtator, dera për në BE do të mbyllet me “dekada”. “Nëse nuk shfrytëzohet ky rast, shumë jam i sigurt se dera do të mbyllet me dekada, nëse jo përgjithmonë, tha Han për MIA-n. Komisari evropian, i cili vjen për “Ditët e mediave”, do ta shfrytëzojë vizitën e tij që të takohet edhe me qytetarët në Shtip, ku doRead More

Share

SHBA-të dhe BE-ja përkrahje të madhe për referendumin në Maqedoni

SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur përkrahje të fuqishme për suksesin e referendumit të ardhshëm, të caktuar për më 30 shtator në të cilin qytetarët duhet të votojnë për Marrëveshjen e Prespës dhe hapjen e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të vendit. Intensifikimi i aktiviteteve diplomatike vazhdon. Dje në Maqedoni qëndruan përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe ndihmës sekretari shtetëror për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të SHBA-së, Wess Mitchell. Ata u takuan me funksionarë të lartë shtetëror, ndërsa porosia që eRead More

Share

Raport për aktivitetet e partive politike në kuadër të fushatës për referendumin e 30 shtatorit

Partitë politike parlamentare të cilat janë shprehur se do të mbështesin referendumin më 30 shtator, gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar aktivitetet e tyre në kuadër të fushatës. BDI dje ka realizuar takim me qytetarët e Dollnenit. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti para banorëve të Dollnenit u shpreh se nëse ka një moment që i bashkon të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë duhet të jetë 30 shtatori ku vendoset për ardhmërinë. “Shqiptar, maqedonas, turq, boshnjak, romë, serb, të gjithë bashkë duhet të jemi në këtë proces. Këtu siç eRead More

Share

Shoqata “Artal” do të organizojë koncert në Gostivar

Shoqata “Artal” nga Tetova, në kuadër të Valës së re Kulturore do të organizojë koncert në Gostivar. Koncerti do të mbahet më 17 shtator, në Qendrën për Kulturë “Asnom” në Gostivar, me fillim prej ora 19:00. Në të do të marrin pjesë: Shkëlzen Pajaziti – violinë, Dajana Malollari – kanto, Jetmir Mehmedi – kitarë dhe Shkëlzen Baftiari – piano.

Share

“Maqedonia bojkoton” ju bëri thirrje qytetarëve të Gostivarit të bojkotojnë referendumin

Janko Baçev Kryetar i partisë “Maqedonia e Vetme” dhe udhëheqës i fushatës “Maqedonia bojkoton” në takimin e sotshëm nga qytetarët e Gostivarit kërkoi që masovikisht të thonë jo, siç tha ai, marrëveshjes kapitulluese ku fshihet gjithçka që është maqedonase. Ai akuzoi ministrat aktual në Qeveri se shpërndajnë gënjeshtra. “Mos ju besoni gënjeshtrave që i thonë Dimitrov, Sheqerinska dhe Zaev. Ata janë maqedonas të tjetërsuar. NATO-s i intereson vetëm politikan të dëgjueshëm që ju shërbejnë besnikërisht, ndërsa ata përsëri mendojnë se NATO do t’u mbrojë të vjedhurën’, tha Baçev. Ai foliRead More

Share

Share